Fillon debati i amandamenteve për Propozim-buxhetin për vitin 2026

nga D. V.

Shkup, 14 nëntor – Në Komisionin e Kuvendit për financim dhe buxhet sot duhet të fillojë debati i amandamenteve për Propozim-buxhetin për vitin 2026. Sipas informatave të publikuara në ueb faqen e Kuvendit, janë parashtruar mbi 100 amandamente.

Të ardhurat e përgjithshme në Propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm janë projektuar në 374,7 miliardë euro, shpenzimet në 413,9 miliardë denarë, ndërsa investimet kapitale në 40,5 miliardë denarë ose 650 milionë euro. Rritja ekonomike është projektuar në 3,8 për qind, inflacioni në 2,5, ndërsa deficiti buxhetor në 3,5 për qind nga PBV.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska-Koçoska më 28 tetor, në pres konferencë në Qeveri, kur e prezantoi Propozim-buxhetin, tha se me të janë përfshirë të gjitha politikat kyçe që do të zbatohen në periudhën e ardhshme, me qëllim të qartë që të përshpejtohet rritja ekonomike dhe të arrihet konsolidimi gradual fiskal.

“Do të vazhdojmë me masa për zvogëlimin e ekonomisë së përhimtë dhe rritjen e pagesës së të ardhurave buxhetore. Buxheti do të bazohet në projeksione reale – të ardhurat do të planifikohen sipas mundësive reale, ndërsa shpenzimet do të orientohen ndaj prioriteteve strategjike. Do të vazhdohet konsolidimi gradual fiskal dhe menaxhimi i disiplinuar me financat publike, me qëllim të efikasitetit dhe përgjegjësisë më të madhe në harxhimin e mjeteve buxhetore. Do të zvogëlohen shpenzimet jothelbësore, ndërsa përkrahja për qytetarët dhe ekonominë do të zbatohet sipas kritereve të qarta dhe me monitoring të përforcuar”, tha atëherë Dimitrievska-Koçoska.

Seanca plenare, ku do të shqyrtohet Propozim-buxheti për vitin 2026, sipas paralajmërimeve, u planifikua të mbahet më 9 dhjetor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More