Fillon dita e dytë e WTT Feeder Prishtina 2025

nga D. V.

Sot ka nisur dita e dytë e garës botërore WTT Feeder Prishtina 2025, që po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve deri më 7 qershor.

Që nga ora 07:00 e mëngjesit, sportistët pjesëmarrës kanë filluar me seancat stërvitore për t’u përgatitur për sfidat e ditës së sotme.

Ndeshjet zyrtare nisin nga ora 10:00, ku do të luhen përballje në kategoritë çifte mikse, çifte, si dhe individuale meshkuj.

Gara po sjell në Prishtinë emra të njohur të pingpongut nga mbarë bota.

Ngjarja po ofron spektakël sportiv të nivelit të lartë për publikun vendor dhe ndërkombëtar.

Hyrja për të ndjekur ndeshjet është e hapur për të gjithë dashamirët e sportit.

Publiku ka mundësinë të përjetojë emocionet e këtij eventi me përmasa aq të mëdha në zemër të Prishtinës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More