Agjencia Zhurnal.mk

Fillon etapa e pagesës së pensioneve nëpër banka

Shkup, 27 prill – Zhurnal.mk – Prej sot do të bëhet pagesa e pensioneve në etapa nëpër sportelet e bankave, sipas lartësisë së pensioneve.

Për pensionet deri në 11,000 denarë pagesa është sot, për pensionet nga 11,001 deri në 14,000 denarë, pagesa është nesër (e martë, 28 prill), për pensionet nga 14,001 deri në 18,000 denarë pagesa është e mërkurë, 29 prill dhe për pensionet më të larta se 18,001 denarë, pagesa të enjten, 30 prill.

Pagesa e pensioneve në etapa është bërë me qëllim për të shmangur grumbullimet para bankave dhe për të siguruar mbrojtje më të madhe për pensionistët në kushte të rrezikut nga koronavirusi KOVID-19.

Pensionistët që përdorin kartë pagese të lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, tashmë mund të përdorin paratë për pagesa në para jo të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes bankave elektronike dhe celulare. Pensionet gjithashtu mund të merren edhe në bankomatet e bankave.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...