Maqedoni

Fillon festimi i Javës botërore të Gjithësisë

Zhurnal Ads

Shkup, 4 tetor – Sot fillon festimi vjetor i Javës botërore të Gjithësisë në Maqedoni të Veriut, e titulluar “Satelitët e përmirësojnë jetën”. Qëllimi i kësaj ngjarje në nivel global është të vihet theksi në përfitimet nga hulumtimet kozmike të kryera gjatë vitit të kaluar për zgjidhje të sfidave të planetit Tokë dhe në Gjithësi.

“Çdo vit prej 4 deri më 10 tetor njerëzit nga e mbarë bota tubohen për t’i festuar arritjet në hulumtim të gjithësisë, dhe t’i edukojnë dhe inspirojnë të rinjtë. Tema këtë vit fokusohet në satelitët, përdorimet e tyre të përditshme dhe përfitimet e shumëfishta të cilat ndonjëherë i marrim si të gatshëm. Vitin e ardhshëm (2021) fokusi do të vihet në një temë shumë të rëndësishme për ne, e ajo është ‘Gratë në Gjithësi’”, thonë koordinuesit lokalë të Javës botërore të Gjithësisë në Maqedoni të Veriut, të cilët tashmë gjashtë vite me radhë e realizojnë me sukses këtë nismë botërore.

Në këtë iniciativë vitin e kaluar 2019, u numëruan mbi 8.000 ngjarje në 96 vende, mes të cilave edhe në vendin tonë, ndërkaq këtë vit numri i ngjarjeve pritet të jetë akoma më i madh.

Aktivitetet e këtij viti të Javës së Gjithësisë në vend për shkak të pandemisë së Kovid-19 do t’i përjashtojnë ngjarjet tradicionale me prani fizike të cilat u mbajtën gjatë viteve të kaluara dhe fokusi do të vihet në sfida individuale të cilat çdo fëmijë individ dhe i rritur mund t’i bëjë vetë nga rehatisë së shtëpisë së vet.

Programi në vitin 2020 do të përfshijë kurs kreativ onllajn në bashkëpunim me qendrën edukative Skamper me titull “Misioni: Fluturimi në Gjithësi” për fëmijë të moshës prej katër deri tetë vjeç, përmbajtje të ndryshme informuese, ide dhe propozime për aktivitete në shtëpi për të cilat më shumë informata mund të gjenden në faqen zyrtare në Fejsbuk të iniciativës.

Organizuesit u bëjnë thirrje të gjithë dashamirësve të Gjithësisë dhe trupave qiellorë të kyçen në iniciativë dhe ta ndjekin faqen e Fejsbukut World Space Week Macedonia, për t’i ndjekur propozimet të cilat janë përgatitur këtë vit që së bashku, edhe njëherë, ta shënojmë këtë Javë botërore të gjithësisë.

Java botërore e gjithësisë, çdo vit tradicionalisht shënohet prej 4 deri më 10 tetor. Ato data nuk janë të rastësishme – më 4 tetor 1957 është lansuar Sputnik 1, ndërsa më 10 tetor 1967 është nënshkruar Marrëveshja botërore për shfrytëzim të drejtë dhe të matur të Gjithësisë, përfshirë edhe Hënën dhe trupat e tjerë qiellorë.

Qëllimi i temës së sivjetme “Satelitët e përmirësojnë jetën” është të ceket përdorimi i përditshëm i satelitëve në jetët tona dhe në sa fusha të ndryshme luajnë rol kyç. Nuk mund të paramendojmë komunikime, ndjekje të ndryshimeve në natyrë, parashikime të motit. transport  dhe navigim dhe shumë gjëra pa përdorimin e atyre satelitëve.

Siç evoluon dhe përparon njerëzimi, ashtu edhe kërkesat e njerëzve për qasje drejt informatave më të ndryshme bëhen më të mëdha. Navigimi, parashikimet e motit dhe akoma më shumë burime të informatave i kemi marrë si të gatshme, por në prapavijë qëndron teknologjia dhe shkenca e cila na e mundëson tërë këtë, theksojnë organizuesit e ngjarjes.

Postime të ngjashme

Të enjten do të vendoset nëse deputetët mund të punojnë online gjatë seancave

Z H

“DailyNews.mk”: Trafikimi me emigrantë – a ka të përfshirë edhe zyrtarë shtetëror!

admin

Zaevi i porositi ministrat: U shërbejmë qytetarëve, ta dëgjojmë zërin e tyre

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...