Agjencia Zhurnal.mk.

Fillon funksionimin mega hidrocentrali i Kinës në lartësi të madhe

Një mega hidrocentral i ndërtuar në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore përgjatë rrjedhës së mesme dhe të poshtme të lumit Yalong filloi funksionimin , duke shënuar një projekt historik të zhvillimit të hidrocentraleve të Kinës në zonat e ftohta në lartësi të mëdha dhe një moment domethënës në historinë e ndërtimit të hidrocentraleve në botë, përcjell “Global Times”.

Projektuesi i projektit, “Chengdu Engineering Corporation”, në vartësi të “Power China”, bëri të ditur se zona e ndërtimit të hidrocentralit Lianghekou, me një lartësi mesatare prej 3000 metrash, është stacioni hidroenergjetik më i lartë në Kinë dhe i dyti në botë. Sipas kompanisë, projekti përbëhet nga 11 shpate të larta me një maksimum prej 684 metrash, 50 metra më të larta se Kulla e Shangait, ndërtesa më e lartë e Kinës. Hidrocentrali ka rezervuarin më të thellë me thellësinë maksimale të ujit para digës që është 285 metra.

Ai gjithashtu ka kullën më të lartë të stacionit të energjisë në botë, 115 metra. Stacioni mund të prodhojë 11 miliardë kilovat/orë energji elektrike në vit. Pas përfundimit, ai mund të zvogëlojë konsumin e qymyrit të papërpunuar me 13.3 milionë tonë dhe emetimin e dyoksidit të karbonit me 21.3 milionë ton në vit, ekuivalent me ndërtimin e katër minierave të qymyrit me një prodhim vjetor prej 4v milionë tonë.

Related posts

Rreth 10 milionë euro të prindërve harxhohen për uniforma, fotografi dhe ushqime

Xh M

Norma bazë e interesit mbetet në nivelin prej 6,30 për qind

D V

Lirohet dizeli, çmimet e benzinës nuk ndryshojnë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy