Fillon fushata për skriningun falas të mëlçisë, Taravari do ta vizitojë njësinë mobile në sheshin “Maqedonia”

nga D V

Shkup, 29 korrik – Ministria e Shëndetësisë, së bashku me Klinikën për gastroenterohepatologji dhe “Qendrës Hepar” – Manastir me rastin e Ditës botërore të luftës kundër hepatitit, fillon fushatën e përbashkët kombëtare për skriningun falas dhe anonim për hepatitin B, hepatitin C dhe HIV, si dhe elastografinë për sëmundjet kronike të mëlçisë.

Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot do ta vizitojë njësinë mobile në sheshin “Maqedonia” në Shkup nga ku fillon skriningu falas dhe anonim për zbulimin e hershëm të sëmundjeve të mëlçisë.

Siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, fushata do të realizohet në dhjetë qytete të vendit. Qëllimi është arritja e ndërgjegjësimit për sëmundjet e mëlçisë: kancerit të mëlçisë, mëlçisë yndyrore të natyrës alkoolike dhe joalkoolike, cirroza dhe sëmundje të rralla të mëlçisë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More