Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Fillon fushata tradicionale për sensibilizimin për parandalimin e zhvillimit dhe kontrollit të diabetit

Zhurnal Ads

Shkup, 2 nëntor, zhurnal.mk – Kompania farmaceutike “Varus” në bashkëpunim me Shoqatën e Mjekëve të përgjithshëm – mjekësi familjare po fillojnë fushatë tradicionale për ngritjen e vetëdijes për parandalimin e zhvillimit dhe kontrollit të diabetit. Me këtë, “Varus” bashkohet me fushatën globale me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, të cilën Federata Ndërkombëtare e Diabetit feston çdo vit më 14 nëntor, këtë vit me temë “Diabeti – Infermierët e bëjnë dallimin”.

Sipas Federatës ndërkombëtare të Diabetit në vitin 2019, 1 në 11 të rritur (20-79 vjeç) kanë diabet, pra numri i të rriturve në popullatën botërore me tolerancë të dëmtuar të glukozës ishte 463 milionë, dhe deri në vitin 2030, shtatë për qind të popullsisë së botës do të ketë toleranca të dëmtuar të glukozës. Vlerësohet se rreth 70 për qind të njerëzve me IGF (Glicemi esëll e dëmtuar) dhe/ose IGT (Tolerancë e dëmtuar të glukozës) të pashëruar, do të zhvillojnë diabet mellitus të tipit 2 në vitet e ardhshme. Pardiabeti është gjithashtu gjendje e zakonshme në mesin e popullatës së re në botë. Gati një e treta e pacientëve me prediabet janë midis moshës 20 dhe 39 vjeç, dhe pothuajse gjysma e numrit të përgjithshëm janë nën moshën 50 vjeç.

Këtë vit, informon “Varus”, ne kemi vendosur theks të veçantë në sindromën metabolike, mëlçinë e dhjamosur dhe lidhjen e këtyre kushteve me prediabetin dhe diabetin për të cilat ka studime shkencore, por edhe përvoja nga praktika e përditshme. Në këtë kontekst, fushata është e ndarë në dy tema, sipas kushteve të përmendura shëndetësore.

Fushata këtë vit do të zhvillohet në rrjetet sociale Fejsbuk dhe Instagram, në faqet “Prioriteti Shëndetësor – Alarm për ndërgjegjësimin” (https://fbook.cc/3HqA).

“Këto janë faqe jokomerciale në të cilat kompania të paktën dy herë në vit zhvillon fushata për të rritur ndërgjegjësimin e opinionit për sëmundje të caktuara. Kjo është ajo ku përmbajtja informuese dhe edukative në lidhje me sindromën metabolike, mëlçinë e dhjamosur, prediabetin dhe diabetin do të ndahen në kontekstin e faktorëve të rrezikut, simptomave, parandalimit dhe trajtimit”, sipas “Varus”.

“Në vitin e shënuar nga pandemia globale e Kovid-19, nevoja për të shënuar kushte të tjera shëndetësore që nuk duhet të neglizhohen është e një rëndësie të veçantë. Si kompani farmaceutike, ne besojmë se kemi rol të përgjegjshëm shoqëror në komunitet për t’i treguar opinionit rëndësinë e parandalimit dhe trajtimit në kohë të kushteve shëndetësore që regjistrohen nga statistikat shqetësuese çdo vit. Si përfaqësues të autorizuar të kompanisë më të madhe udhëheqëse shkencore-teknologjike farmaceutike ‘Merk’, ne jemi krenar që jemi në gjendje të kontribuojmë në ngritjen e vetëdijes për diabetin, si një problem global dhe çështje jashtëzakonisht e rëndësishme shëndetësore”, theksojnë nga “Varus”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Rasti “Sazdovski”në Gjykatën e Apelit, mbrojtja: Nuk ishte vrasje, presim rigjykim

E.E.

Sofja mund të heq veton për fillimin e negociatave, sipas mediave bullgare

T E

Editorial: Ekonomia botërore në recesion të thellë – Çfarë do të ndodhë me Maqedoninë e Veriut

Z H

Sinani: Regjistrimi i popullsisë peng i frikës nga numri i shqiptarëve

R ZH

Aktualisht 2.076 raste aktive me Covid 19

T E

Hapja e kufijve, Spasovski: Presim vendimin e autoriteteve shëndetësore

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...