Fillon hakatoni i 10-të jubilar NASA Space Apps Challenge

Shkup, 1 tetor – Këtë fundjavë Shkupi do të jetë pjesë të njërit nga hakatonët më të mëdhenj në botë, jubilari i 10-të NASA Space Apps Challenge,, ku çdo vit marrin pjesë mbi 25.000 pjesëmarrës nga 200 lokacione virtuale në pesë kontinente.

 

Sfida do të fillojë sot dhe do të zgjasë deri më 3 tetor. E organizojnë Njumens Biznis Akcelerator dhe Fondacioni Goldiloks Shkup, ndërsa çmimi kombëtar për fitimin e vendit të parë do të jetë udhëtim në NASA. Një mundësi të këtillë do të kenë dy pjesëmarrës nga ekipi fitues.

NASA Space Apps Challenge është garë virtuale falas, e hapur për të gjithë inovatorët, programerët, dizajnuesit, sipërmarrësit, shkencëtarët,  treguesit e tregimeve, krijuesit, ndërtuesit, artistët dhe teknologët, të cilët të organizuar në ekipe lokale do të punojnë 48 orë që t’i zgjidhin sfidat vjetore të dhëna për ekspertët të Agjencisë Amerikane për Hulumtime Hapësinore (NASA)

“Nga themelimi në vitin 2012, NASA Space Apps Challenge numëron më shumë se 150.000 pjesëmarrës prej mbi 150 vendeve, të cilët i kanë përdorë të dhënat e hapura të NASA-s me qëllim të krijimit të zgjidhjeve që do ta përmirësojnë jetën në Tokë dhe në Hapësirë, ndërsa ngjarja te ne rregullisht mbahet nga viti 2013 me mbështetje tradicionale të Ambasadës së Amerikës, si dhe kompani lokale, ekspertë, profesorë dhe entuziastë”, thonë organizatorët.

Temë e ngjarjes do të jetë „The power of ten”. Г Sivjet, NASA do të shënojë dhjetë vjet të mahnitshme së bashku, bashkëpunim dhe zgjidhje përmes formimit të ekipit të fuqishëm mbi 10 agjenci ndërkombëtare të hapësirës, të cilët do të punojnë së bashku me qëllim që Space Apps të jetë në dispozicion për edhe më shumë bashkësi mbarë botën.

Në ndër të 10-vjetorit, NSASA shtoi katër kategori të reja, ndërsa me këtë edhe mundësi që 10 ekipet fituese nga mbarë bota të udhëtojnë në qendrën NASA Kennedy Space në Floridë dhe të ndjekin lëshimin e raketës. 

Related posts

Seancë e Komisionit kuvendor për Çështje Evropiane

Z H

Të gjithë qytetarët tanë të paraqitur janë evakuuar nga Afganistani

Z H

Në UEJL u mbajt konferencë shkencore me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkthimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More