Fillon konferenca dyditore ndërkombëtare “Rimëkëmbja dhe rritja ekonomike pas Kovid-19”

Shkup, 6 shtator – Përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, sektorit të biznesit dhe qeverive ekzekutive dhe lokale të vendit dhe rajonit do të debatojnë sot dhe nesër në Shkup mbi rimëkëmbjen dhe rritjen ekonomike pas krizës së Kovid-19.

 

Konferenca e parë vjetore, e organizuar nga Ministria e Financave, do të ndajë përvoja dhe do të shkëmbejë ide mbi perspektivat globale dhe rajonale për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë.

Konferenca do të hapet nga ministri i Financave Fatmir Besimi dhe kryeministri, Zoran Zaev, pasuar nga tre panele që do të paraqesin pikëpamje se si politikat mund të mbështesin më së miri rritjen, të cilat janë sfidat kryesore në ruajtjen e sigurisë në botën në ndryshim, çfarë masat fiskale dhe monetare kanë ndihmuar bizneset dhe cilat janë rreziqet e tërheqjes së parakohshme të masave stimuluese fiskale.

Paneli i parë, i titulluar “Sfidat globale dhe rajonale dhe perspektivat për rimëkëmbje dhe rritje”, i drejtohet Ana Bjerde, nënkryetare e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Kejt Mari Bërnz, ambasadore e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Endru Uajt nga Universiteti i Oksfordit, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, Majlinda Bregu, sekretare e Përgjithshme e KRS, dhe Haoliang Hu nga UNDP.

Paneli i dytë “Politikat makroekonomike dhe financat publike në periudhën pas pandemisë” do të drejtohet nga ministri i Financave Fatmir Besimi, ministrat e Financave të Kosovës dhe Shqipërisë, Hekuran Murati dhe Anila Denaj, guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska, drejtorja rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, Alfred Kamer nga FMN-ja dhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Financat dhe Buxhetin, Timço Mucunski.

Paneli i tretë i planifikuar për sot do t’u drejtohet ministrave të Punëve të Brendshme dhe Drejtësisë Oliver Spasovski dhe Bojan Mariçiq, tëvendëskryeministrit përgjegjës për luftën kundër Korupisonint Lupço Nikolovski, si dhe ambasadorit të BE-së Dejvid Gir, ambasadores së Britanisë së Madhe Rejçell Gallovej dhe Barbara Kolm nënkryetare e Bankës Qendrore Austriake.

Nesër, në ditën e dytë, konferenca do të fokusohet në investimet publike dhe private, ekonominë e gjelbër, kapitalin njerëzor dhe zhvillimin përfshirës. Fjalimet hyrëse do të jepen nga presidenti Stevo Pendarovski dhe kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.

Tre panele do të mbahen edhe ditën e dytë. Paneli i parë mbi investimet publike private dhe konkurrencën do të trajtohet nga zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi, nënkryetarja e EIB Liljana Pavlova, zëvendëskryetari i BERZH Jurgen Rigtering, ministrat e Ekonomisë dhe Transportit Kreshnik Bekteshi dhe Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i IFC për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Ari Naim, si dhe kryetarët e tre Odave më të mëdha të tregtisë në vend Branko Azeski, Danela Arsovska dhe Nebi Hoxha.

Paneli i dytë, i titulluar “Rritja e zgjuar dhe e gjelbër e ekonomisë”, do të trajtohet nga komisionari i BE -së Paolo Xhentiloni, drejtori Ekzekutiv i Konstituecës së FMN -së Paul Hilbers, drejtori i BB për Maqedoninë e Veriut Masimiliano Paoluçi, drejtori rajonal i MIGA për Evropën dhe Azinë Qendrore Olga Shlovskaja , përfaqësuesja e Përhershme e UNDP -së në RMV Narine Sahakjan dhe ministri i Mjedisit Naser Nuredini.

Konkluzionet përfundimtare të konferencës do të prezantohen nga ministri i Financave Fatmir Besimi, zëvendësministri i Financave Dimitar Kovaçevski dhe sekretarja Shtetërore në Ministrinë e Financave Jelena Tast.

Ideja për organizimin e kësaj konference ndërkombëtare buron nga angazhimi i Ministrisë së Financave për të promovuar dhe zhvilluar dialog gjithëpërfshirës me aktorët socialë. Konferenca pritet të hedhë bazat dhe në të ardhmen do të shndërrohet në një traditë dhe do të ketë një ndikim të fortë në rajon dhe Evropë.

Related posts

Peticion për zgjidhjen e problemit me qentë e pastrehë në Gostivar

D V

Xhambaski: Nëse respektohen “vijat e kuqe”, komisioni maqedono-bullgar nuk do të mund të funksionojë

D V

Inxhineri i Elektrikës Idri Istrefi, kandidat i Opozitës Shqiptare për Komunën e Strugës

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More