Tetovë, 27 shkurt – Siç paralajmëroi dje Agjencia e Lajmve “Zhurnal”, në selinë e partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut – BDI ka nisur para pak çastesh mbledhja e radhës e kryesisë së partisë, e dyta brenda kësaj jave me strukturat e partisë më saktë me degët e partisë së Ahmetit.
Nuk dihet ende se cilat janë temat, por jo zyrtarisht Agjencia e lajmeve Zhurnal mbrëmë informoi se sërish do të bisedohet për dy nga çështjet kryesore që kanë të bëjnë me regjistrimin e popullsisë dhe zgjedhjet Lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti si dhe kuorumi i ngushtë në Kuvend si dhe vlerësimi i punës së ekzekutivit.
Në mbledhje marrin pjesë edhe i ashtuquajturit grupi i zjarrit mes tyre Blerim Bexheti, Izet Mexhiti, Musa Xhaferi dhe Sadulla Duraki.