Agjencia Zhurnal.mk

Fillon me punë kryetari i ri i Novo Sellës

Kryetari i ri i Novo Sellës, Nikolla Andonov, sot mori funksionin me pranim – dorëzim nga u.d i deritanishëm Goran Cvetkov, përcjellë Zhurnal.
Andonovit iu dorëzua vërtetimi për kryetar komune pasi që KSHZ hodhi poshtë ankesën e VMRO-DPMNE-së për një vendvotim, dhe më pas Gjykata Administrative nuk e pranoi ankesën e kësaj partie të dorëzuar pas vendimit të KSHZ-së.
Në garën e parakohshme për ulësen e kryetarit të Novo Sellës morën pjesë Nikolla Andonov nga LSDM dhe Nikollço Stoillkov nga VMRO-DPMNE. Në raundin e dytë Andonov fitoi me 19 vota më tepër se kundërkandidati.
Në këtë komunë u mbajtën zgjedhje të parakohshme përshkak se ish kryetari Boro Stojçev u dënua me burg përshkak tentimit për kontrabandim të cigareve./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...