Bota

Fillon ora policore, Milano duket qytet i shkretë në mbrëmje

Rrugët e qytetit të famshëm italian, Milano, mbetën të zbrazëta gjatë natës, kur hyri në fuqi ora policore 60 minuta para mesnatës.

Shtatë muaj pas rrugëve dhe shesheve boshe, që u bënë simbol i valës së parë të pandemisë, shshi para Katedrales Duomo u zbraz përsëri pas hyrjes në fuqi të masave të reja, shkruan Daily mail.

Lombarida, e cila ishte rajoni më i prekur nga koronavirusi në pranverë, përsëri ka më së shumti raste në Itali me mbi 4.100 të infektuar për një ditë, që ishin pjesë e rekordit prej 16.079 rasteve në tërë vendin.

Rajoni verior gjithashtu e ka edhe numrin më të madh të pacientëve që ndodhen nën kujdes intensiv, prandaj udhëheqësit lokalë i kanë ndaluar lëvizjet jourgjente nga ora 23 deri në 5 të mëngjesit.

Urdhri për orë policore u nënshkrua nga presidenti rajonal, Attilio Fontana, dhe do të qëndrojë në fuqi së paku deri më 13 nëntor.

Përpos orës policore, në Lombardi do të mbyllen shkollat e mesme, mësimi do të zhvillohet nga largësia, ndërsa qendrat tregtare do të jenë të mbyllura gjatë ditëve të fundjavës.

Pas izolimit të plotë në mars, kryeministri Giuseppe Conte ka thënë se dëshiron ta shmangë përsëritjen e atij skenari, por i ka paralajmëruar njerëzit që t’i shmangin lëvizjet e panevojshme.

Italia ishte vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë në javët e para të përhapjes, duke shënuar mbi 700 viktima në ditë.

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh në zgjedhjet presidenciale amerikane nëse njëri nga kandidatët vdes?

admin

Kryediplomati saudit thotë se marrëdhëniet me Turqinë janë “të mira dhe miqësore”

T E

Ndalohet kamioni me njerëz të armatosur në Pensilvani, policia: Po shkonte drejt vendit të numërimit të votave

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...