Fillon pilotimi i skemës së reformuar së asistencës sociale, Murati: Vetëqëndrueshmëri afatgjate për familjen

nga D V

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar fillimin e pilotimit të skemës së reformuar së asistencës sociale, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se nga grupi i parë janë një mijë e 824 familje në nevojë që do të përfitojnë mbështetje financiare si pjesë e pilotimit të reformës së skemës së asistencës sociale.

“Nga grupi i parë, janë 1,824 familje në nevojë do të përfitojnë mbështetje financiare si pjesë e pilotimit të reformës së skemës së asistencës sociale.  Përveç heqjes së kritereve diskriminuese, një gjë tjetër me rëndësi që po bëhet në kuadër të reformës është edhe kërkesa për të gjithë anëtarët e aftë për punë që të regjistrohen në Agjencinë e Punës si punëkërkues.  Përmes këtij veprimi, do të sigurohemi që t’i mbështesim ata që të aktivizohen në tregun e punës, dhe familja të krijojë vetëqëndrueshmëri financiare në afatgjatë”, ka shkruar Murati në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More