Fillon protesta e qytetarëve serbë në veri të Mitrovicës, ka edhe përfaqësues të Listës serbe

nga D V

Me mbishkrimet në pankarta “Derisa BE dhe SHBA shkruajnë komunikata neve po na dëbojnë”  “Nëse Kurti e hap urën, KFOR dhe QUINT do të jenë përgjegjës për të gjitha”, ka filluar protesta e qytetarëve nga komuniteti serbë në veri të Mitrovicës.

Siç raporton gazetarja e Telegrafit nga veriu, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë mbledhur në sheshin “Car Llazar” për siç thonë “gjendjen e rëndë në Kosovë”.

Në protestë të pranishëm janë edhe përfaqësuesit e Listës serbe si dhe kryetari partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq.

Ndryshe, zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani për Telegrafin ka thënë se protesta parashihet të jetë e qetë.

Ai tha se policia do të jetë aty në numër të mjaftueshëm që të mbajë rendin dhe qetësinë publike.

“Grup i qytetarëve e ka lajmëruar protestën e sotme në ora 11.00 që planifikohet të mbahet në sheshin ‘Car Lazar’. Arsyeja e kësaj proteste është gjendja e keqe e serbëve në të cilën gjenden. Protesta parashihet të jetë e qetë, ndërsa policia do të jetë aty në numër të mjaftueshëm që të mbajë rendin dhe qetësin publike”, ka thënë Elshani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More