Agjencia Zhurnal.mk

Fillon publikimi i fakteve në skandalin qeveritarë, megjithatë Rashkoski ka dakorduar tenderin!? (Detaje)

Shkup, 29 qershor – Portali ekspres.mk mbrëmë publikoi një bisedë mes tre funksionarëve të lartë për ndarjen e tenderit të financuar nga Banka Europiane për Zhvillim e sipas transkriptës së bisedës dhe incizimit audio të publikuara pa ndonjë ndryshim ashtu si e kanë dorëzuar dëshmitarët, në bisedë vërtetohet se në disa raste ka shkelje të ligjit dhe diskriminim të nacionaliteteve europiane nga ana e sekretarit general të qeverisë, Dragi Rashkoski.

Rashkoski sipas ligjit nuk ka asnjë ingerencë të bisedojë ose të vendos për tenderët e SHA M-NAV. Anëtari tjetër i grupit është familjar i afërt i një ministre në qeverinë e Zaevit. Edhe pse data e tenderit kishte kaluar për 3 ditë dhe bashkëbiseduesit e cekin atë në bisedë, janë të bindur se po bëjnë shkelje të ligjit megjithatë projektin e ndajnë një firme italiane.

E me këtë ka reaguar edhe vet Rashkoski e reagimin e tij mund ta lexoni këtu.

Por ajo që është kontestuese megjithatë Rashkoski ka dakorduar tender sepse në reagim thuhet: ‘në takim nuk është dakorduar asnjë tender’, derisa në skandalin e zbuluar qartë flitet se ‘Leonardo fiton ose duhet të zgjidhet me vendim’, dhe gjithashtu ‘Leonardo është kompania fituese që do fitojë tenderin dhe ne si duket jemi të bllokuar në procedurë’, që është e qartë si dëshmi dhe tregon këtë në reagimin e Rashkoskit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...