Fillon realizimi i “Virovi” – investimi më i madh direkt grinfild në ekonominë e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 12 tetor – Ndërtimin e  415 megavat eletrana me erë  në zonën Kumanovë-Nagoriçan i Vjetër – Kriva Pallankë, në vlerë prej rreth 500 milion euro, paralajmëroi sot kryeministri Zaran Zaev dhe kompania gjermane WPD.

 

Siç kumtoi Zaev, bëhet fjalë për investimin më të madh direkt grinfild në ekonominë e Maqedonisë së Veriut nga pavarësia deri më sot.

Do të ndërtohet, tha Zaev,  park i centraleve me erë të a.q. “Virovi” – kapaciteti më i madh i burimeve të ripërtërishme të energjisë në vend , aq sa kanë të dy blloqet e REK Manastir. Do të vendosen 69 turbina të reja  me erë që është për katër herë më shumë se 16 të deritanishme në kufirin me Greqinë, të cilat do të krijojnë  mbi 400 megavat energji elektrike.

“Virovi” nuk do të shfrytëzojë  kurrfarë tarifa  më të autorizuara nga shteti, do të furnizojë 290.000 amvisëri me  energji elektrike, ndërsa  investimi do të zhvillohet  në disa faza.

“E sollëm legjislativën e nevojshme, krijuam kushte për investime në një vend të sigurt, me kushte korrekte për të gjithë. Punojmë sipas rregullave evropiane, me investitorë serioz dhe të dëshmuar”; theksoi kryeministri.

WPD punon në 28 vende dhe disponon me mbi 5.000 megavat kapacitet të instaluar në burimet e ripërtërishme.

Investimin e përshëndeti edhe ambasadorja gjermane Anke Holtajn, duke potencuar se projekti do të mundësojë zvogëlim vjetor prej 310.000 ton dioksid karboni.

“Më vjen mirë që shoh bashkëpunim gjithnjë e më të madh ndërmjet dy vendeve në fushën e energjetikës. Projekti i mbështet qëllimet ambicioze të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në tranzicionin energjetik”, theksoi ambasadorja dhe përmendi se marrëveshja do të zgjasë 45 vjet.

Related posts

OPEC+ refuzon të rrisë prodhimin e naftës pavarësisht mungesave në tregun botëror

D V

BP: Institucionet e BE-së me vlerësim të lartë për realizimin e Bankës popullore

Z H

Eksporti në pesë muajt e parë është rritur për 44,3 për qind, ndërsa importi për 39,5

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More