Maqedoni

Fillon rikonstruimi i rrugës “Brigada Maqedono-Kosovare në Çair

Zhurnal Ads

Shkup, 8 shtator – Zhurnal.mk – Sot kanë filluar punimet për rekonstruimin e rrugës Brigada Maqedono-Kosovare në komunën e Çairit, informon Zhurnal.

Punimet do të realizohen nga udhëkryqi me bulevarin Nikolla Karev (rruga e plastikave), e deri tek udhëkryqi i rrugës Brigada Maqedono-Kosovare ( te Viva Fresh Store).

Rikonstruimi do të përfshijë rrugë me gjatësi prej 1700 metrave. Do të rekonstruohen trotuaret, do të vendosen bordure të reja, do të bëhet nivelizimi i shakteve, ndërsa do të vendoset dhe kanalizim i ri atmosferik dhe fekal.

Për realizimin e këtyre punimeve, do të ndahen 56 milion denarë, ndërsa rekonstruimi pritet të përfundojë në afat prej katër muajve.

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, shpreson që gjatë vitit të ardhshëm të rekonstruohet edhe pjesa e mbetur deri tek udhëkryqi ku lidhen rrugën “Bosnja e Hercegovina” dhe “Sllovenia”.

Postime të ngjashme

Të sëmurët kronik me peticion, Qeveria të mos i kthejë në punë

T E

Prokuroria Publike ngre hetim për ndërtim të paligjshëm para Q.T. Mavrovasja

XH,I

Gjendja me pandeminë e Covid 19 në Maqedoni

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...