Agjencia Zhurnal.mk

Fillon rikonstruimi i rrugës “Llazar Trpkovski” në Çair

Shkup, 1 korrik – Zhurnal.mk – Kanë filluar punimet për rikonstruimin e rrugës kryesore “Llazar Trpkovski” në Çair, përcjellë Zhurnal.

Rikonstruimi i kësaj rruge fillon nga rrethrrotullimi (shqiponja) në rrugën “Brigada e Dytë Maqedonase” deri në udhëkryqin e rr. Petar Içko. Këtu siç njoftoi kryetari i kësaj komune Visar Ganiu, përfshihet dhe ndërtimi i rrethrrotullimit të parë në këtë udhëkryq. Pas përfundimit të fazës së parë, do të vazhdohet me asfaltim edhe të rrugës “Ferid Murad” deri në kufirin e saj me rr. “Xhon Kenedi”.

Afati i punimeve është paraparë të jetë 20 ditë.

Kryetari Ganiu shprehet se do të ngelen të fokusuar për të intensifikuar punimet me qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Në vijim keni njoftimin e plotë të komunës së Çairit:

“Rruga e rradhës që po asfaltohet: “Llazar Trpovski”
Sipërfaqja: 2 400 m2
Afati i realizimit: 20 ditë
Vlera e investimit: 2 500 000 denarë

Bashkë me kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe drejtorin e NP “Rrugët dhe Rrugicat” Senad Smailoviq inspektuam nga afër punimet e fazës së parë për asfaltimin e tërësishëm të rrugës kryesore “Llazar Trpovski”, nga rrethrrotullimi në rrugën Bridaga e Dytë Maqedonase deri në udhëkryqin e rr. Petar Içko. Rekonstruimi i kësaj rruge përfshin edhe ndërtimin e rrethrrotullimit të parë në këtë udhëkryq. Pas përfundimit të fazës së parë, do të vazhdohet me asfaltimin edhe të rrugës “Ferid Murad” deri në kufirin e saj me rr. “Xhon Kenedi”.

Përveç asfaltimit të rrugëve sekondare që intenzivisht po e realizojmë, jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me Qytetin e Shkupit që të bëhet asfaltimi i rrugëve kryesore. Mbetemi të fokusuar për të intensifikuar punimet në suaza të qëllimit të përbashkët për përmirësimin e infrastrukturës rrugore”, thuhet në njoftimin e komunës së Çairit./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...