Agjencia Zhurnal.mk

Fillon shembja e 33 banesave, asnjë rezistencë nga banorët

Tiranë, 15 nëntor – Që prej mëngjesit të sotëm IKMT-ja ka nisur shembjen e banesa të tjera në Astir në sajë të Projektit të “Unazë së Re” në Tiranë. Raportohet se të pranishme që prej mëngjesit të sotëm ndodhen aty forca të shumta Policie por deri më tani nuk ka pasur ndonjë rezistencë nga banorët. Policia është e vendosur në një kordon përgjatë rrugës, që tek ish-sheshi “Shqiponja”, duke bllokuar rrugën e Unazës.

Banorët kishin paralajmëruar se do të vijonin rezistencën e tyre dhe nuk do të lejonin mjetet të shembnin banesa dhe biznese përgjatë këtij segmenti, por ata ditën e sotme janë tërhequr.

Tre ditë më parë në Astir u shembën 33 ndërtesa gjatë një aksioni disa orësh të IKMT-së. Nuk munguan përplasjet mes banorëve dhe Policisë, ku kjo e fundit përdori gazinlotsjellës. Pati 12 persona të lënduar dhe mbi 10 të shoqëruar. Policia shoqëroi me dhunë edhe pedagogun e gazetarisë, aktivistin Ervin Goci. Banorët janë shprehur pas prishjes së ndërtesave se tashmë janë në qiell të hapur dhe nuk i ndalin akuzat ndaj qeverisë Rama.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...