Fillon shënimi i 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore

Shkup, 10 tetor – Në Prilep sonte fillon shënimi i 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore dhe 80-të vjetori i kësaj ngjarje  kur në vitin 1941 ishte shënuar fillimi i luftës popullore çlirimtare.

 

Sipas programit, në orën 18:00 në sheshin “Metodija Andonov-Çento” do të mbajnë fjalime kryeministri Zoran Zaev, kryetari i Bordit kryesor të Lidhjes së luftëtarëve nga Lufta Antifashiste Nacional   Çlirimtare  prej vitit 1941-1945, Nikolla Stojanovski dhe kryetari i komunës së Prilepit, Ilija Jovanoski. Programi festiv pastaj do të vazhdojë me pjesëmarrje të orkestrit ushtarak të Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do të përfundojë me sulm tradicional të improvizuar në qytet si kujtim i ngjarjeve nga 11 tetori i vitit 1941.

Solemnitetet me rastin e 11 Tetorit vazhdojnë nesër, në Prilep në orën 09:00 delegacionet e kreut shtetëror, organizatat shoqërore-politike, Armata, luftëtarë, korri diplomatik dhe mysafirë nga vendet e huaja do të dorëzojnë lule para përmendoreve të Metodija Andonov Çento, Kuzman Josifovski Pitu dhe në pllakën përkujtimore  në Rrugën e heronjve kombëtar, para përmendores “Gruaja luftëtare” dhe në Mogilla  te të pamposhturit.

Në Mogilla te të pamposhturit është parashikuar program festiv solemn  dhe fjalim i presidentit të shtetit Stevo Pendarovski, kryetarit të komunës së Prilepit, Ilija Jovanoski dhe kryetarit të Bordit komunal  të luftëtarëve  nga Prilepi, Krume Sokoloski.

Festa do të shënohet edhe në Shkup dhe në Kumanovë. 

Related posts

Shpresë e re për fillim të negociatave pasi sot Sllovenia mer presidencën me BE-në

Z H

Identifikohen dy turistët nga Maqedonia e Veriut që u mbytën në Durrës

R Zh

Në VK Tabanoc pritet rreth 40 minuta për dalje nga shteti

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More