Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Fillon shitja online e mallrave të konfiskuar nga Dogana

Dogana e Kosovës njofton se që nga sot ka filluar me shitjen online të mallrave të konfiskuar.

Ky sistem pritet t’iu mundësojë të gjithë qytetarëve të Kosovës që të kenë qasje dhe njehkohsisht të marrin pjesë online në ankandet e organizuara nga Dogana, transmeton Klan Kosova.

“Në kuadër të modernizimit dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve dogana ka filluar me sistemin me të ri të shitjeve online, ky sistem mundëson të gjithë qytetaret e Republikës se Kosovës që të kenë qasje dhe njehkohsisht të marrin pjesë online në ankandet e organizuara nga Dogana. Sistemi funksionon përmes ueb faqes sonë ku fillimisht kërkohet regjistrimi e pastaj qasja në ankande është automatike”.

“Pas sistemit të zhdoganimeve Asycuda, sistemin e komunikimit online, e-administrates tani sistemi I shitjeve online të mallrave të konfiskuara ka shndërruar Doganen e Kosovës në administraten e parë në vend që ka funksionon 100% online dhe ju mundëson të gjitha palëve të interesit të kenë qasje dhe përdorim të sherbimeve të doganës në menyrë eletronike”, thuhet në njoftimin e bërë nga DK në llogarinë e tyre ne Facebook.

Postime të ngjashme

Ministria tregon pse e publikuan listën me bizneset që përfituan nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike

S.B.

Mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19

S.B.

Sot seanca e radhës ndaj komandant “Ujkut”

S.B.

Shefi i zyrës së BE-së reagon pas publikimit të emrave të bizneseve që fituan më shumë nga Pakoja e Rimëkëmbjes

S.B.

Reshitaj zbulon detaje nga mesazhi që i dërgoi Daut Haradinaj në ditën kur Vjosa Osmani votohej për presidente

S.B.

Bajrami i reagon Muratit: Nëse je transparent publikoji edhe përfituesit e pakos nga Qeveria Kurti 1

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...