Kosovë

Fillon testimi për koronavirus i mësimdhënësve në Kosovë

Zhurnal Ads

Mbi 1,500 mësimdhënës në gjithë territorin e Kosovës do të testohen për koronavirus, para se të fillojë procesi mësimor më 14 shtator, ka njoftuar ministri i Arsimit dhe Shkencës në Qeverinë e Kosovës, Ramë Likaj.

“Ne kemi marrë informata që do testohen 1,500 arsimtarë në nivel të Kosovës, që i bie mbi 6.5 për qind të numrit të përgjithshëm të arsimtarëve, në mënyrë që të dimë situatën e infeksionit ose me cilën gjendje po hyjmë në vitin e ri shkollor. Testimi ka filluar. Edhe nga Komuna e Shtimes, arsimtarët e përzgjedhur në mënyrë të rastësishëm, kanë shkuar të testohen në qytetin Ferizajt”, tha ministri Lika.

Ministri Lika dhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jashari kanë vizituar Gjimnazin “Naim Frashëri” në Komunën e Shtimes. Ata kanë përsëritur vendimin se viti i ri shkollor 2020-2021, në kohë pandemie do të nisë më 14 shtator, duke respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore për mbrojtje nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë vendim që mësimi të fillohet në mënyrë fizike në objektet e shkollave, të hënën, më 14 shtator. Viti i ri shkollor duhej të fillonte më 1 shtator, por është shtyrë, me qëllim të sigurimit të kushteve të sigurta për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit. Sipas udhëzimeve, shkollat duhet të garantojnë që të respektohet distanca e caktuar e sigurisë të paktën 1.5 metra, secilit nxënës si dhe personelit të shkollës duhet t’i bëhet matja e temperaturës çdo ditë.
Numri i përgjithshëm i mësimdhënësve në nivel vendi llogaritet të jetë mbi 23 mijë.

Postime të ngjashme

Haradinaj reagon rreth bastisjes së EULEX në zyrat e OVL-UÇK-së dhe arrestimit të Gucatit

admin

Reka: Vuçiq me modelin e Titos rikthen hegjemoninë rajonale

XH,I

Haziri nuk sheh mundësi të bashkëpunimit me Vjosa Osmanin jashtë LDK-së

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...