Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Fillon vaksinimi kundër Kovid-19 i qytetarëve mbi moshën 77 vjeçare

Shkup, 31 mars, Zhurnal – Në pikat vaksinuese në mbarë vendin, sot nisë vaksinimi i 20 000 qytetarëve të moshës mbi 77 vjeçe që kanë sëmundje kronike, transmeton Zhurnal.mk.

Sipas paralajmërimeve, vaksinimi prej sot fillon në poliklinikat “Jane Sandanski”, Çair dhe Bukuresht në Shkup, në shtëpitë e shëndetit në Prilep, Ohër, Gostivar, Shtip, Kumanovë, Veles, Manastir, Strumicë, si dhe në spitalin në Kavadar. Nga e premtja do të fillojë vaksinimi në Tetovë, Strugë, Negotinë, Kriva Pallankë, Vevçan, Vallandovë, Rostushë, Gostivar, Gjevgjeli, Dellçevë, Sveti Nikole, Resnjë, Demir Hisar, Krushevë, Makedonska Kamenicë, Kratovë, Kërçovë, Koçan, Radovish, Vinicë, Probishtip, Dibër, Pehçevë dhe Makedonski Brod.

“Sistemi nacional ‘Termini im’ I hapi terminet përmes të cilave mjekët amë caktojnë vaksinim të këtyre qytetarëve. Deri në fund të kësaj jave dhe të javës së ardhshme, në territorin e mbarë shtetit janë lëshuar 9577 termine, ndërsa deri më tani janë caktuar 5976 termine për vaksinim të qytetarëve mbi moshëln 77 vjeç. Pikat vaksinuese në shtet do të punojnë në dy ndërrime, do ë jenë të hapura prej orës 8:00 deri në orën 20:00, nga e hëna deri të premten. Mjeku amë, secilit qytetar kur I cakton termin për vaksinim, është i obliguar t’I thotë në orën sa duhet të vaksinohet dhe në cilën pike në entin shëndetësor, ku po zbatohet vaksinimi kundër Kovid-19”, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Ata 20.000 qytetarë do të pranojnë vaksinë na kompania “AstraZeneka”, dërgesa e së cilës prej 24.000 dozave arriti më 28 mars në aeroportin në Shkup përmes mekanizmit Kovaks.

Pritet të arrijnë edhe 76.000 doza nga “AstraZeneka” gjithashtu përmes mekanizmit Kovaks të cilat do të parashihen për rivaksinim, si dhe sasi më të mëdha të vaksinave edhe nga Kina dhe Rusia.

Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe mbrëmë gjatë pjesëmarrjes në “Klik Plus” në TV21 paralajmëroi se vendi do t’I ndjekë shembujt e Kanadasë dhe të Gjermanisë dhe nuk do të vaksinojë persona më të rinj se 60 vjeç me vaksinën “AstraZeneka”.

“Sonte pas dy raporteve të Kanadasë dhe të Gjermanisë sollëm vendim se do t’I ndjekim rekomandimet e tyre dhe nuk do të vaksinojmë me ‘AstraZeneka’ persona të cilët janë më të rinj se 60 vjeç. Ne, gjithsesi, nesër fillojmë me vaksinim të qytetarëve të moshës mbi 77 vjeç”, tha Filipçe.

Ai shtoi se plotësisht do t’I drejtohen edhe Agjencisë evropiane të medikamenteve (EMA) për qëndrim lidhur me vaksinën “AstraZeneka” pas vendimeve të Kanadasë dhe të Gjermanisë.

“Tekstualisht çdo vaksinë e cila hyn në vend është e sigurt. Strategjia nacionale është bërë në mënyrë që të kategorizohen grupet në rrezik. Do t’I ndjekim të gjitha udhëzimet që dalin na rregullatorët ndërkombëtarë”, shtoi Filipçe.

Paraprakisht, ministri Filipçe paralajmëroi se prilli do të jetë muaj kur pritet që vaksinat të arrijnë nga më shumë vende dhe pas kësaj, grupi prioritar I qytetarëve mbi 77 vjeç dhe qytetarë të tjerë të thirren dhe të vaksinohen.

I tërë procesi I vaksinimit do të zhvillohet në atë që është caktuar në strategjinë nacionale për imunizim dhe grupet prioritare janë caktuar nga ana e Organizatës botërore të shëndetësisë.

Deri më tani në shtet janë vaksinuar 7005 punonjës shëndetësorë. Mbi 4000 pranuan vaksinë të kompanisë “Fajzer” dhe I rivaksinuar. Në shtet gjatë fundjavës arriti edhe dërgesa e dytë nga vaksina ruse “Sputnik V”, dedikaur për rivaksinim të 3000 punonjësve shëndetësorë të cilët tashmë e pranuan dozën e parë nga e njejta vaksinë.

Një numër I caktuar I qytetarëve tanë u vaksinuan me “AstraZeneka” në Serbi, ems të cilëve pati edhe të punësuar në kompani, gazetarë… Ministri Filipçe theksoi se për qytetarët të cilët e shfrytëzuan mundësinë dhe u vaksinuan në Serbi ka kërkuar t’I dërgohet listë elektronike me qëllim që ata të rivaksinohen në vendin tonë.

Ndërkohë, në rrjedhë janë përgatitjet për imunizim masiv dhe gjatë javës së ardhshme tërësisht do të përgatitet pika e madhe në sallën sportive “Boris Trajkovski”.

Kompetentët u bëjnë thirrje qytetarëve t’I respektojnë masat, sepse kjo është periudhë specifike.

“Ka mjaft vende spitalore, nuk ka nevojë për panik, por me respektimin e masave të gjithë ndihmojmë që transmisioni I virusit të pakësohet”, porositi dje ministri Filipçe.

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...