Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Fillon vaksinimi në Gjakovë, Gjini u bën thirrje të gjithëve që të mos kenë frikë për ta marrë vaksinën

Vaksinimi me vaksinën antiCOVID ka filluar mëngjesin e së premten edhe në Komunën e Gjakovës, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Çabrat.

Në fillim të këtij procesi, i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini i cili tha është shumë i kënaqur që vaksinimi ka nisur, teksa ka bërë thirrje që të gjithë personat të vaksinohen.

“Do të vaksinohet personeli shëndetësor dhe personat shumë të shtyrë në moshë janë diku rreth 1 mijë e 300 apo 1 mijë e 400 doza që do të vaksinohen në këtë fazë. Po shpresoj se edhe kontigjentet tjera do të vijnë më shpejt, sepse është e vetmja mënyrë që të imunizohemi dhe të lirohemi edhe ne pak me lëvizje sepse kështu shumë vështirë”, tha Gjini para medieve.

Gjini u shpreh se shpreson se do të ketë program nacional të informimit sa i përket vaksinimit, për shkak që qytetarët të jenë të informuar për vaksinimin, sidomos tash kur sipas tij ka shumë dezinformata.

I pari që mori vaksinën në këtë komunë, ishte shefi i vaksinimit, i cili theksoi se vaksinën e mori për tu bërë shembull për të tjerët.

“Pasi që me profesion mjek, dhe shef i vaksinimit duhet të shërbejmë si shembull dhe të japim mesazh që të gjithë të vaksinohemi. Te gjithë duhet ta marrin vaksinën sepse është e vetmja mënyrë që të mbrohemi. Ka shumë dezinformata, por nëse është e certifikuar atëherë duhet ta marrim atë”, u shpreh ai.

Postime të ngjashme

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

Asociacioni, a mund t’i tensionojë raportet Kosovë – SHBA?

Dafina Vidishiqi

Osmani e Erdogan bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Turqisë

Dafina Vidishiqi

Oda e Infermierëve kërkon nga MSh të shqyrtoj vendimin për angazhimin e mbi 300 infermierëve

Dafina Vidishiqi

Malcom Simmons: EULEX-i dorëzoi dosje në Beograd

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...