Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Fillon vaksinimi në Suedi, vaksina e parë merret nga një grua 91 vjeçe

Vaksina e parë kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Suedi iu dha një gruaje 91-vjeçare që jeton në një shtëpi pleqsh, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Suedi, ku dje mbërriti grupi i parë prej 4.000 dozave të kompanisë gjermane të bioteknologjisë BioNTech, fillimisht u vaksinuan banorët e shtëpive të pleqve.

Vaksina e parë iu dha Gun-Britt Johnsson, 91 vjeçe, e cila jeton në një shtëpi pleqsh në Mjölby.

Turma të mëdha gjatë zbritjeve për Krishtlindje

Në Suedi, e cila zbatoi strategjinë e “imunitetit të tufës” duke marrë masa të lehta në luftën kundër COVID-19, qytetarët që synuan të përfitonin nga zbritjet e çmimeve me rastin e Krishtlindjeve u dyndën në qendrat tregtare dhe dyqane. Siç u vërejt, shumica e personave që injoruan paralajmërimin e autoriteteve nuk mbanin maskë.

– Suedia arriti nivelin më të lartë të vdekjeve në 100 vitet e fundit

Sipas raportit të botuar nga agjencia zyrtare e statistikave SCB, Suedia në nëntor ka regjistruar nivelin më të lartë të vdekjeve pas gripit spanjoll të vitit 1918.

Strategjia e “imunitetit të tufës” dështoi

Në raportin e botuar nga Komisioni i Koronavirusit, i cili shqyrtoi strategjinë kundër COVID-19 të qeverisë suedeze, thuhet se strategjia e “imunitetit të tufës” ishte e pasuksesshme, gjatë së cilës vendi mori masa të lehta për parandalimin e virusit.

Raporti thekson se veçanërisht të moshuarit nuk kanë mundur të mbrohen gjatë pandemisë.

“Shumica e punonjësve në shtëpitë e pleqve janë lënë vetëm në luftën kundër krizës së virusit. Në shtëpitë e pleqve masat u morën vonë, të moshuarit nuk mund të mbroheshin”, thuhet në raport.

Sipas shifrave të shpallura nga Drejtoria e Shëndetit Publik, numri i të vdekurve në vendin me një popullsi prej 10 milionë banorësh është rritur në 8.279, ndërsa ai i rasteve ka shkuar në 396.048.

Postime të ngjashme

Humb jetën në një aksident ajror parlamentari francez Olivier Dassault

T E

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen, përfitoi nga kontratat për maskat

T E

Asnjë i vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Britani

T E

Austria pezullon vaksinat AstraZeneca, një grua humbi jetën, një tjetër është në gjendje të rëndë

T E

Wang Yi: Kina koherente ne politikat e saj

R Zh

Rohani: Irani është i gatshëm të marrë masa pasi të hiqen sanksionet e SHBA-së

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...