Agjencia Zhurnal.mk

Fillon “Vera e Shkupit” me numër të kufizuar të vizitorëve dhe me masa mbrojtëse

Shkup, 6 korrik – Zhurnal.mk – Me koncertin “Shkupi në tri ngjyra” sonte në orën 20:30 në Suli Han do të hapet festivali i 41 “Vera e Shkupit, i cili tradicionalisht fillon më 21 qershor. Për shkak të pandemisë, Drejtoria e Kulturës dhe Arteve e Shkupit (DKASH) do ta organizojë manifestimin veror të kryeqytetit në përputhje me protokollet për organizimin e ngjarjeve publike të miratuara nga Qeveria.

Numri i publikut do të jetë i kufizuar dhe respektimi i masave të rekomanduara do të jetë i detyrueshëm: mbajtja e maskave ​​mbrojtëse, matja e temperaturës së trupit, ruajtja e distancës së përcaktuar fizike midis vizitorëve në auditor dhe dezinfektim, ndërsa hyrja e publikut në Suli Han do të fillojë gjysmë ore para koncertit, pra në orën 20:00.

“Sipas protokolleve dhe me qëllim të rregullimit dhe kontrollit të numrit të spektatorëve, biletat do të shiten me çmim simbolik prej 100 denarësh. Biletat për ngjarjen kanë dalë në shitje në internet në: kupipartizase.com, në Sallonin “Jugoton “në Qendrën Tregtare të Qytetit”, kumtoi DKASH.

Në koncertin e sotëm “Shkupi në tri ngjyra” në Sulin Han do të interpretojnë: Dushko Georgievski – interpretues vokal dhe flaut, Ratko Dautovski – instrumente me perkusion, Emil Adamski – kavall dhe bas akustik, Bajsa Arifovska – piano,violinë, klarinetë dhe Bllagoja Alaçki – kitarë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!