Fillon vjeshta

Shkup, 22 shtator – Vjeshta në vend dhe në hemisferën veriore të Tokës fillon sonte në ora 21.21 minuta. Në të njëjtën kohë, në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë pranvera.

Dita e parë e vjeshtës është dita e 265-të e vitit dhe do të zgjasë 12 orë e 14 minuta. Dielli lind në ora 6 e 19 minuta, ndërsa do të perëndojë në ora 18 e 33 minuta.

Vjeshta do të zgjasë 89 ditë, deri më 21 dhjetor në ora 20 e 38 minuta, kur fillon edhe dimri.

Sinoptikët në ditën e parë të vjeshtës paralajmërojnë mot me vranësira dhe të freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare përgjatë Luginës së Vardarit, erë e përforcuar nga drejtimi veriore dhe veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej 8 deri në 16 gradë, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 16 deri në 25 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me kushte për shi të dobët të përkohshëm. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 11, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 19 gradë.

Vranësira dhe moti i freskët me erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior dhe veriperëndimor do të mbajë deri të enjten. Nga enjtja deri të shtunën temperaturat e mëngjesit do të jenë shumë të ulëta dhe në disa vende më të larta do të bien edhe deri në 0 gradë. Të premten dhe gjatë fundjavës moti do të jetë stabil dhe më i ngrohtë me temperatura më të ulëta, ndërsa temperaturat ditore më të larta. Rritje të vranësirës pritet të hënën në mesditë. 

Related posts

Arifi pjesmarëse në panelin “Avancimi i Agjendës së grave për paqë dhe siguri në Ballkanin Perëndimor”

Z H

Rruga Tetovë–Prizren mbetet vetëm dëshirë! Boçvarski: Do shikohen përfitimet dhe më pas projekti

D V

Shilegov: Niveli i PM 10 grimcave në katër vitet e fundit është në ulje të vazhdueshme, ndërsa ndotja në Shkup më nuk është temë kryesore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More