Agjencia Zhurnal.mk.

Fillon zbatimi i projektit: “Zero qen endacak në Çair”

Shkup, 1 tetor – Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu  po jep shembullin e vërtetë se si në Maqedoninë e Veriut në mënyre efikase mund të zgjidhet problematika me qentë endacakë.

“Në Çair tanimë ka filluar aksioni për grumbullimin e qenve endacakë, aktivitetet të cilin e paralajmëroi edhe vet kryetari i Komunës së Çairit dhe kandidat i BDI-së për 4 vitet e ardhshme Visar Ganiu para dy ditëve, me nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimit me Shoqatën për Mbrojtjen e Kafshëve “Happy Shelter”. Aksioni i grumbullimit të qenve endacakë po bëhet gjithandej territorit të Çairit nga po vijnë lajmërimet për prezencë të tyre. Një shembull është edhe me qytetarët e Fushë Topanës, të cilët raportuan për praninë e qenve endacak dhe ekipi mobil i ‘Happy Shelter’ menjëherë reagoi duke marrë qentë nga rruga dhe duke ju ofruar trajtim adekuat”, kumtpon Komuna e Çairit.

Në qendrën “Happy Shelter”, thuhet në kumtesë, qentë e grumbulluar nga rruga do të trajtohen në bazë të ligjit deri në adoptim.

“Falënderoj qytetarët për bashkëpunimin dhe qendrën Happy Shelter që po na ndihmon të zgjidhim këtë çështje në mënyrë të denjë”, ka deklaruar me këtë rast Ganiu. 

Fillon zbatimi i projektit "Zero qenë endacak në Çair"

Fillon zbatimi i projektit "Zero qenë endacak në Çair"Ekipi mobil i Happy Shelter reagoi pas një raportimi se në Fushë Tophanë sillet një grup i qenve endacak.Qendra "Happy Shelter" do të reagojë edhe për rastet e tjera të cilat do të raportohen.

Posted by ZHURNAL.MK on Friday, October 1, 2021

Related posts

Ndalohet një person në Ohër, i gjendet droga

Xh M

Fqinji rrahu fqinjën, bashkëshortja e tij në mënyrë agresive sillet ndaj policëve

Xh M

Përdhunuan 31-vjeçarin me probleme mendore, gjykata merr vendim për dy të arrestuarit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky