Medicina

Filloni të hani jogurt çdo ditë! Ekziston shansi i madh që do të mund t’ju mbrojë nga një sëmundje e rrezikshme dhe malinje

Sipas një studimi të bërë, ekziston lidhshmëria midis konsumimit të jogurtit dhe fibrave dhe shanseve më të vogla që te ju të zhvillohet kanceri i mushkërive

Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën JAMA onkology të cilat mbështeten në analizën e 10 studimeve të bëra në Amerikë, Azi dhe Evropë, transmeton Telegrafi.

“Rezultatet e këtij vështrimi nuk janë të sakta sa provat e rastësishme, mirëpo mund të na japin informacione të rëndësishme”, ka thënë Brian Mitzman, kirurg dhe profesor në Universitetin NYU.

Ata të cilët në organizëm kanë futur sasi të mëdha fibrash, kanë 17 për qind shanse më të vogla për zhvillim të kancerit të mushkërive, ndërkaq hulumtimi zbulon se edhe vetëm një sasi e vogël e artikujve të përmendur do të veprojë si mbrojtje.

Ndonëse informatat e fundit janë interesante, ato nuk janë të definuara.

Ekzistojnë ristudime të cilat tregojnë që e gjithë ajo që është përmendur më sipër është e mundshme, ndërsa, pos që do të ndikojnë në zvogëlimin e rrezikut, do të përmirësojnë edhe shëndetin e mushkërive.

Është e mundshme që futja e më shumë fibrave dhe jogurtit do të sjellë përfitime për shëndetin, pasi që jogurti është i pasur me kalcium, vitaminë B, vitaminë D dhe nutrienë të tjerë të shumtë.

Postime të ngjashme

Përfitimet shëndetësore të shafranit të Indisë

admin

Jeni me dietë? Mësoni çfarë i ndodh organeve tuaja gjatë kësaj periudhe

S.B.

Çfarë është seborrhea dhe si trajtohet?

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...