Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Filmi “Derë e hapur” i Florenc Papas, përfaqëson Shqipërinë për Oskar

Zhurnal Ads

Filmi “Derë e hapur” me regji të Florenc Papas është përzgjedhur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë për të prezantuar Shqipërinë në edicionin e 93-të në Oscar (prill 2021).

Filmi “Open door” (Derë e hapur) ka në qendër historinë e dy motrave, të cilat do të nisin një udhëtim.

Një nga vajzat është shtatzënë edhe e pamartuar. Bashkë me motrën e saj të madhe përpiqen të gjejnë një burrë për t’u shtirur si bashkëshorti i saj, përpara se të takohen me babanë strikt e tradicional.

Në “Derë e hapur” të Papas, luajnë artistët: Luli Bitri, Jonida Vokshi, Gulielm Radoja, Sotiraq Bratko etj…

Filmi “Derë e hapur” me producent Eno Milkanin është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, edhe është bashkëprodhim midis Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe Maqedonisë.

Filmat artistikë që konkurruan ishin “Derë e hapur” me regji nga Florenc Papas, “Vera pa kthim” regjia Besnik Bisha dhe “Takim në ajër” regjia Ardit Sadiku. Komisioni i përbërë nga; Eduart Makri, Esat Musliu, Bujar Alimani, Ndriçim Xhepa, Agron Domi dhe Genc Përmeti, përzgjodhën që filmi të konkurrojë në edicioni 93 “International Feature Film Award”/Shqiptarja.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Përse fitoi Louise Glück?

admin

Udhërrëfyesi dokumentar i Elbasanit

S.B.

Teigeni, e zhgënjyer që s’mund të bëhet nënë

T E

Xhasika Polo me këngën “Frymë” fituese e festivalit “Nota Fest 2020”

B M

“Zana” tek audienca botërore nëpërmjet platformave të njohura online

S.B.

Ndërron jetë këngëtari Ismet Peja, sot bëhet varrimi

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...