Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Filmi “Mank” udhëheq me më së shumti nominime “Critics Choice Awards”

Filmi i Netflixit, “Mank”, ku rolet protagoniste i luajnë aktorët Gary Oldman, Amanda Seyfried dhe Lily Collins, ka arritur të marrë më së shumti nominime për shpërblimet “Critics Choice Awards”, me gjithsej 12 sosh.

Lajmin e kanë bërë të ditur organizatorët e kësaj ceremonie.

“Mank” është nominuar ne të gjitha kategoritë kryesore të mbrëmjes, përfshirë këtu “Filmi më i mirë”, “Aktori më i mirë” nominim ky i cili shkon për Gary Oldmanin dhe “Aktorja më e mirë në rol dytësor”, ku është nominuar ylli i kinematografisë, Amanda Seyfried.

David Fincher po ashtu ka fituar nominim në kategorinë “Regjisori më i mirë”, derisa babai i tij i ndjerë Jack Fincher, i cili vdiq në vitin 2003, është nominuar me shpërblim postmortum në kategorinë “Skenari më i mirë”, 30 vjet pasi e ka shkruar skenarin e këtij filmi.

Ky projekt i Netflixit gjithashtu morri nominim në kategorinë “Kinematografia më e mirë” dhe kategori tjera të cilat e vlerësojnë punën vizuale në të.

Në anën tjetër filmi “Minari” gjithashtu ka shënuar suksese të jashtëzakonshme, duke u nominuar në dhjetë kategori për çmimin “Critics Choice Awards”.

Ky film që flet për një familje koreano-amerikane e cila zhvendoset në një dermë në Arkansas në kërkim të ëndrrës amerikane, po ashtu garon në kategorinë kryesore “Filmi më i mirë”, krahas filmave tjerë: “Da 5 Bloods”, “Ma Rainey’s Black Bottom”, “News of the World”, “Nomadland”, “One Night in Miami”, “Promising Young Woman”, “Sound of Metal” dhe “Trial of the Chicago 7”.

Kjo nënkupton se katër filma të platformës digjitale Netflix, kanë arritur të nominohen në kategorinë kryesore të kësaj ceremonie, diqka që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e shpërblimeve “Critics Choice Awards”.

Në kategorinë “Aktori më i mirë” për çmim garojnë yjet: Ben Affleck me filmin “The Way Back”, Riz Ahmed më “Sound of Metal”, Tom Hanks për rolin e tij në filmin “News of the World”, Delroy Lindo me “Da 5 Bloods”, “Anthony Hopkins” me rolin e tij në filmin “The Father”, si dhe aktori i ndjerë Chadwick Boseman, i cili ka arritur të nominohet për performancën e tij të shkëlqyer në filmin “Ma Rainey’s Black Bottom”.

Chadwick Boseman gjithashtu e ka marrë një nominim tjetër për kategorinë “Aktori më i mirë në rol dytësor”, për rolin e tij në filmin e Spike Lees, “Da 5 Bloods”.

Kurse kolegia e tij në këtë film, Viola Davis, garon për çmimin “Aktorja më e mirë”, krahas yjeve të hollywoodit, si Vanessa Kirkby e nominuar për rolin në dramën “Pieces of a Woman”, Carey Mulligan për “Promising Young Woman”, Andra Day për “The United States vs. Billie Holiday, Sidney Flanigan për “Never Rarely Sometimes Always, Frances McDormand për rolin e saj në “Nomadland” dhe Zendaya e nominuar për performancën në filmin e Netflixit, “Malcolm & Marie”.

Krahas David Fincherit për çmimin “Regjisori më i mirë” garojnë edhe: Lee Isaac Chung me projektin e tij “Minari”, Emerald Fennell me “Promising Young Woman”, Spike Lee me “Da 5 Bloods”, Regina King me filmin e saj debutues “One Night in Miami”, Aaron Sorkin me “The Trial of the Chicago 7” dhe regjisorja Chloé Zhao me filmin e saj të suksesshëm, “Nomadland”.

Edicioni i 26-të i ceremonisë shpërblyese “Critics Choice Awards”, do të mbahet më 7 mars dhe do të udhëhiqet nga aktori Taye Diggs.

Postime të ngjashme

Linda Halimi tregon se si i kalon netët e nxehta të verës

D V

Tayna pozon me këmbën lart në mur

D V

Gjon Muharremaj me koncer në Kosovë të shtunën

D V

Katy Perry duket elegante me fustan të zi me mëngë të gjera teksa shihet me Orlando Bloom në Capri

D V

Lindsey Pelas josh ndjekësit duke vënë në pah linjat trupore

D V

Secila më e bukur se tjetra, Izabel Goulart dhe Alessandra Ambrosio të mrekullueshme me pozat nga plazhi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...