Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Filmi “Në kërkim të Venerës” nga Norika Sefa fiton çmimin special të jurisë në Roterdam

Filmi debutues i Norika Sefës, “Në kërkim të Venerës” është shpërblyer me çmimin special të Jurisë (Special Jury Award) gjatë ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve të Festivalit të Roterdamit.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, nga faqja zyrtare e Qendrës Kinematografike të Kosovës.

“Në kërkim të Venerës” me producent Besnik Krapin është bashkëprodhim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut i prodhuar nga Circle Pruduction dhe me bashkëproducent Igor Popovskin dhe Gazmend Nelën.

SUKSESI I MADH I RADHËS PËR KINEMATOGRAFINË KOSOVARE – ‘NË KËRKIM TË VENERËS’ NGA NORIKA SEFA FITON ÇMIMINSPECIAL TË…

Posted by Qendra Kinematografike e Kosoves on Sunday, February 7, 2021

Në film luajnë aktorë si: Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Monolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismajli, Sheqerie Buqaj dhe jo vetëm.

Po ashtu kjo prodhimtari u realizua edhe me ndihmën e drejtorit të fotografisë – Luis Armando Arteaga, montazhë – Stefan Stabenow, skenografi – Arben Shala, zërim – Risto Alchinov, kostumografi – Desantila Lika, dhe grim – Lidona Berisha.

Filmi gjithashtu është mbështetur edhe nga Komuna e Kaçanikut dhe Komuna e Prishtinës.

Postime të ngjashme

Ngjarjet në Kosovë dhe kufiri me Serbinë në vitin 1879

D V

Koncert i parë solistik nga Laura Krliu

Z H

Ganiu nikoqir i përfaqësuesve të ansambleve pjesmarrës në “Folk Fest 2021”

Z H

Artistët e ansamblit në rrugën drejt suksesit të radhës

D V

Mbrëmje koncerti me Korin e përzier të Filarmonisë së Kosovës sonte në “Verën e Ohrit”

Z H

Pezullohet nga pozita drejtori i QKK-së, Arben Zharku

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...