Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë Showbiz

Filmi “Vulë” me regji nga Valmir Tertini, fiton dy çmime në “Chauri Chaura International Film Festival”

Filmi artistik “Vulë” me skenar dhe regji nga Valmir Tertini ka marrë çmimin për filmin më të mirë dhe regjinë më të mirë në  Chauri Chaura International Film Festival.

Ky film flet për Viktorian, një punonjëse e papërgjegjshme në Ambasadën Gjermane në Prishtinë. E varur nga alkooli, dhe me mungesë të një partneri, bën një jetë geto. Ndërsa punën për të cilën i është besuar posti nuk i intereson fare dhe le dosjet e hapura pa firmosur.

Si një punonjëse e papërgjegjshme, ajo i dha një vizë njëvjeçare një djali nga Kosova vetëm për shkak se kishte marrëdhënie seksuale me të. Ajo u shkarkua nga ambasada, dhe rastësisht, ata e shohin njëri-tjetrin në aeroport kur udhëtojnë për në Gjermani, shkruan KultPlus.

Si një punonjëse e papërgjegjshme, ajo i dha një vizë njëvjeçare një djali nga Kosova vetëm për shkak se kishte marrëdhënie seksuale me të. Ajo u shkarkua nga ambasada, dhe rastësisht, ata e shohin njëri-tjetrin në aeroport kur udhëtojnë për në Gjermani, shkruan KultPlus.

Për realizimit e filmit “Vulë” në të cilin janë bërë bashkë aktorë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia ka dhënë mbështetjen e saj edhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri.

“Vulë” deri më sot ka pasur premierë në Tiranë dhe Podgoricë. Ndërkaq gjatë muajit korrik të këtij viti “Vulë” shënoi edhe premierën e tij evropiane në festivalit të njohur italian BCT. Gjithashtu ky film ka marrë edhe çmimin për skenarin më të mirë në New York True Venture Festival (NYTVFF).

Postime të ngjashme

Ylli i YouTube, Zoe Sugg njofton se është shtatzënë për herë të parë

S.B.

Pyetet nëse planifikon të martohet së shpejti, Eni Koçi: Dasma nuk shqyrtohet fare si opsion në këtë periudhë

S.B.

Gjira: Ata që bëjnë muzikë të vërtetë kanë pak klikime, nuk e bëjnë për vëmendje

S.B.

Fero lanson këngën e re “Krenaria”

S.B.

Ermal Meta zë vendin e tretë në edicionin e 71-të të “Sanremos”

S.B.

Britney Spears dhe Sam Asghari me plane për t’u bërë prindër?

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...