Agjencia Zhurnal.mk

Filmi “Zana”, korr sukses edhe në Brazil

Suksesi i filmit kosovar “Zana”, nuk ka të ndalur. Filmi debutues i Antoneta Kastratit, deri më tani ka qenë pjesë e shumë festivaleve e çmimeve ndërkombëtare. Filmi i cili pati premierën e tij botërore në festivalin e madh të Torontos dhe njëkohësisht ishte propozimi i Kosovës për “Best International Feature” të “Oscars”, po vijon të jetë akoma në qendër të vëmendjes.

Lajmi më i fundit është që aktorja e mirënjohur Adriana Matoshi, ka fituar çmimin e aktores më të mirë në Festivalin e Filmit “Fantaspoa” në Brazil, duke u renditur kështu në mesin e shumë yjeve të Hollywood-it.

Regjisorja Kastrati ka uruar Matoshin për çmimin si dhe është shprehur e lumtur që ka punuar me të. “Shumë urime Adriana për çmimin “Aktorja më e mirë” në Festivalin e Filmit fantastik “Fantaspoa” në Brazil. Ju jeni aktore e mahnitshme, ndihem me fat që pata rastin të punoj me ty”.

“Fantaspoa” ndërkohë është një festival 18 ditor, që ka në dispozicion vetëm dy dhoma për shfaqje dhe vë në dukje mbi 100 filma në vit. Si në çdo edicion, edhe këtë herë janë ndarë 20 çmime në kategori të ndryshme, njërin prej të cilëve kishte fatin ta rrëmbejë edhe aktorja gjilanase.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...