Finalizohet udhëzimi i ri për pagesa direkte, pritet të hapet aplikimi për fermerët e interesuar

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se, ka finalizuar Udhëzimin Administrativ për Pagesa Direkte në Bujqësi për vitin 2021.

 

Sipas MBPZHR-së, përcjell Telegrafi, qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është që të përcaktojë rregullat, kriteret e pranueshmërisë dhe procedurat e përkrahjes për fermerët aplikues, si dhe zbatimin e pagesave direkte në bujqësi.

“Ky akt normativ i rëndësisë së veçantë për realizimin e Programit të Pagesave Direkte për vitin 2021 mori formën finale duke iu nënshtruar kështu të gjitha procedurave ligjore deri në finalizimin e plotë të tij, ku vlen të theksohet se janë inkorporuar edhe komentet e shoqërisë civile dhe të palëve të tjera të interesit të cilët gjatë procesit të konsultimit publik, kontribuuan në plotësimin e tij deri në finalizimin e këtij dokumenti”, thuhet në njoftim.

MBPZHR thotë se pas hyrjes në fuqi të Udhëzimit do të hapet mundësia për aplikim për të gjithë fermerët e interesuar për të përfituar nga Programi i Pagesave Direkte për vitin 2021. 

Related posts

Në “Ditën e investimeve” janë lidhur numri më i madh i transaksioneve për këtë vit

D V

Shqiptarët paguan 2.7 milionë euro kamata në vonesat e pagesës së faturave të energjisë elektrike

D V

Për herë të parë rajonet shqiptare në fokus të ministrisë të bujqësisë, ndahen kartela për naftë të gjelbër

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com