Maqedoni TOP LAJM

“Finance Think”: Mbyllja e ekonomisë dhe lëvizja e kufizar kanë shkaktuar recesionin më të madh

Zhurnal Ads

Shkup, 7 shtator – Zhurnal.mk – Instituti për Hulumtime Ekonomike dhe Politika “Finance Think”, në tremujorin më të ri të “Monitori Makroekonomik”, vlerëson se mbyllja e ekonomisë dhe lëvizja e kufizuar për shkak të përhapjes së virusit korona shkaktoi recesionin më të thellë në ekonominë e vendit, me çka Prodhimi Bruto Vendor (PBV) në tremujorin e dytë është zvogëluar në minus 12,7 për qind.

Nga ana e prodhimtarisë, siç shpjegohet, rënia ishte më e theksuar në industri (-25,3 për qind) dhe tregtia, transport dhe hoteleria (-23,4 për qind) për shkak të tregtisë dhe lëvizjes së kufizuar ndërkombëtare, derisa tregtia dhe hoteleria vuanin nga mbyllja dhe përmbajtja e konsumimit të mallrave dhe shërbimeve jo thelbësore.

Nga ana e shpenzimeve, ka rënie të eksportimit, importit, investimeve dhe konsumit, por është më e lartë tek eksporti (-25,6 për qind), importi (-31,3 për qind) dhe investime (-29,6 për qind), ndërsa tek konsumi është më i butë (-12,7 për qind).

Rënia e PBV-së, siç thekson “Finance Think”, plotësisht përkon me parashikimin e tyre të 11 prillit. Ata mbeten në parashikimin se rënia e PBV-së këtë vit do të jetë -3,8 për qind, ndërsa në tremujorin e tretë -4,7 për qind.

“Sidoqoftë, të dy parashikimet janë nën rreziqe veçanërisht të theksuara negative, të përcaktuara plotësisht nga kohëzgjatja dhe përkeqësimi i mundshëm i krizës së shkaktuar nga Kovid-19. Në veçanti, këto parashikime janë ndërtuar mbi supozimin se ekonomia nuk do të mbyllet përsëri në rast të goditjes së re nga Kovid-19 vjeshta e viti 2020 dhe se flukset ekonomike do të vazhdojnë me ritëm të arsyeshëm të normalizimit deri në fillim të vitit 2021”, sipas “Finance Think”.

Lidhur me papunësinë në tremujorin e dytë, “Finance Think” thotë se ajo është rritur në 16,7 për qind nga 16,2 për qind e mëparshme, por që rritja është akoma më e ulët kryesisht për shkak të masës së subvencionit të pagave që përfshinte provizion për të mbajtur numrin të punëtorëve gjatë kohës së shfrytëzimit të masës dhe dy muaj pas përfundimit të saj.

Në mes dy tremujorëve, pjesa më e madhe e vendeve të punës, në fakt 12.000 ose 24,2 për qind, u humbën në sektorin e transportit dhe të magazinimit.

Postime të ngjashme

Carovska: Më shumë se 90% e nxënësve e ndjekin mësimin online

XH,I

Ahmeti – Cakaj: Takim i përzemërt dhe vëllazëror, bashkë jemi në rrugë të mbarë

XH,I

Vazhdohet ndalesa, qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të mund të udhëtojnë në Greqi deri më 14 dhjetor

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...