“Finance Think”: Rritja e BPV-së ështrë rezultat i imunizimit masiv dhe normalizimit të rrjedhave ekonomike

Shkup, 6 shtator – Rritja e Bruto prodhimit vendor (BPV) në tremujorin e dytë të këtoj viti është rezultat i fillimit të imunizimit masiv të popullsisë dhe të normalizimit të rrjedhave ekonomike, konsideron “Finance Think”.

 

Prej atje paralajmërojnë se se pasiguria në ekonomi sërish është rritur në tremujorin e tretë për shkak të valës së katërt të pandemisë dhe se mbesin në projeksionin për rritje të BPV-së prej 4,1 për qind sivjet.
“Edhe pse pritet se masat për parandalim të përhapjes së virusit korona nga gushti i vitit 2021 do të kenë efekt të kufizuar negativ mbi ekonominë, megjithatë pasiguritë në veprimtaritë më të prekura ende janë të theksuara”, thonë nga “Finance Think”.
Në raportim më të ri për treguesit makro ekonomikë për tremujorin e dytë të këtij viti, nga “Finance Think” theksojnë se rritja e lartë në tremujorin e dytë është realizuar në bazë të ulët krahasuese nga tremujori i dytë të viti 2020, ku pandemia e kishte goditjen e parë dhe më të fortë në ekonomi.
Si rezultat i lirimit të masave për parandalim të përhapjes së virusit dhe efektet e zgjatura nga masat qeveritare për mbështetje të të ardhurave të qytetarëve, sipas “Finance Think”, vërehet rritje edhe në konsumin privat prej 12,9 për qind, derisa rritja e konsumit publik – 2,9 për qind në përgjithësoi në rrugën e konsolidimit sipas ekspansionit të madh në vitin 2020.
Sipas “Finance Think”, rënia e papunësisë dukshëm është ngadalësuar, si rezultat e kthimit të popullsisë së pasivizuar në tregun e punës, ndërsa rritja e lehtë e punësimit tregon në stabilizimin e mëtejshëm të tregut të punës.

Related posts

Prokuroria heton furnizimet publike për spitalin e përkohshëm në Tetovë

D V

Në 24 orët e fundit në Tetovë një person ka humbur jetën si pasojë e Kovid-19

N E

Sot vazhdon gjykimi për rastet “Parcelat në Vodno”

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More