Financimi për degët prioritare, ndryshon skema, bursa 40 mijë lekë në varësi të mesatares

nga D V

Qeveria do të dyfishoje kuotat për degët prioritare duke ndryshuar serish edhe skemën e financimit për studentët që do ti përzgjedhin. Mësuesia do të marrë mbështetjen më të madhe nga  programet e studimit në universitete, për shkak të nevojave  për këtë profesion.

Drejtues pranë ministrisë së arsimit tregojnë se prioritet do të jenë profilet  e shkencave ekzakte, aty  ku  mungesat për mësues janë më të mëdha por edhe kërkesat më të ulëta për të ndjekur këtë profesion.

Por ndryshe nga skema fillestare ku çdo student i degëve prioritare merrte bursë deri në mbylljen e studimeve pavarësisht notës mesatares, këtë vit do të jetë ndryshe. Vazhdimësinë e bursës, në vlerën e pagës minimale 40 mijë lekë, do të kenë të sigurt vetëm ata studentë që ruajnë mesataren e lartë gjatë gjithë viteve të shkollës.

Një vit më parë universitetet publike në Tiranë e rrethe raportuan  nivelet më të ulëta të frekuentimit të degëve të mësuesisë, me nga 5 deri 7 studentë për degë. Sipas drejtuesve të shkollave të larta as bursat 40 mijë lekë në muaj nuk i joshen të rinjtë, për të ndjekur degën e mësuesisë për shkak të pagesë së ulët të arsimtarit në raport me profesionet e tjera në tregun e punës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More