Finlanda miraton ligjin për bllokimin e emigrantëve nga Rusia

nga Xh M

Parlamenti i Finlandës e ka kaluar një ligj të premten, i cili u jep pushtet rojeve kufitare t’i kthejnë mbrapsht emigrantët e vendeve të treta në kufirin e saj me Rusinë.

Finlanda e ka akuzuar Rusinë se po i armatos emigrantët duke i nxitur shumë prej tyre nga vende si, Siria dhe Somalia, ta kalojnë kufirin.

Kremlini i ka hedhur poshtë akuzat. Helsinki beson se Moska po e bën një gjë të tillë si shenjë hakmarrjeje për anëtarësimin e Finlandës në NATO, e cila e mbështet Ukrainën kundër pushtimit rus.

Qeveria e krahut të djathtë e kryeministrit, Petteri Orpo, tha se projektligji ishte vendimtar për ta parandaluar mbërritjen e emigrantëve në të ardhmen, pavarësisht se ai është në kundërshtim me përkushtimet ndërkombëtare të Finlandës për të drejtat e njeriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More