Sipas Taneli Puumalainen, specialist në Institutin Kombëtar të Shëndetit dhe Mirëqenies (THL), shumica e rasteve të transformimit të virusit të konfirmuar në Finlandë lidhen drejtpërdrejtë me udhëtimet.
Deri të enjten, 80 variante virale të Britanisë dhe gjashtë variante të Afrikës së Jugut ishin zbuluar në Finlandë në gjashtë mostra të analizuara, me ç’rast janë caktuar 400 persona në karantinim, njofton Hs, transmeton RTKLive.
Këto variante të virusit përhapen më shpejt se lloji i mëparshëm i virusit, dmth janë më të lehtë për t’u infektuar.
“Në Finlandë, këto variante të virusit janë zbuluar kryesisht tek pasagjerët nga Britania e Madhe, por edhe tek pasagjerët nga vendet e tjera”, tha Puumalainen në një konferencë shtypi mbi situatën e koronavirusit.
“Unë do të theksoja se rreziku nga këto raste, në parim, mund të vijnë nga kudo. Vetëm me një kontrollime të rreptë shëndetësore dhe testime kufitare do të jemi në gjendje të monitorojmë situatën dhe të luftojmë incidentet, “tha Puumalainen./RTKLive