Fiona Papajorgji, e vetmja kandidate për kryetare të Gjykatës Kushtetuese

nga D. V.

Gjyqtarja Fiona Papajorgji është kandidatura e vetme për kryetare të Gjykatës Kushtetuese, pas mbarimit të mandatit të Holta Zaçajt.

Afati për paraqitjen e kandidaturave ishte dita e martë, ndërsa javën e ardhshme pritet të zhvillohet edhe procesi i votimit.

Papajorgji synon një mandat 3-vjeçar në krye të Gjykatës Kushtetuese, por për të marrë drejtimin ajo duhet të marrë të paktën 5 vota, nga 8 anëtarë.

Gjykata Kushtetuese konfirmoi se “shprehja e interesit për kryetar të Gjykatës Kushtetuese është bëre nga gjyqtarja Fiona Papajorgji”.

Vakanca për kryetaren e Gjykatës Kushtetuese u krijua pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More