Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Firefox përgatitet për një ridizajnim këtë vit

Zhurnal Ads

Përditësimi i fundit i pamjes së Firefox ishte në versionin 57 të shfletuesit. Ndërsa ridizajnimi i ri Proton pritet të vijë me Firefox 89 në muajin Maj.

Kemi hyrë në një vit të ri, he 2021 është viti kur Firefox do marrë një përditësim vizual. Rifreskimi i dizajnit me emrin e koduar Proton nuk është thjeshtë një pamje e re, por edhe një përmirësim i eksperiencës së përdoruesit.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

Ndërsa duhet të presim ca kohë përpara se dizajni Proton të mbërrijë në versionin stabil të Firefox që shumica e njerëzve përdorin, disa prej pamjeve të hershme presim ti gjejmë në versionet Beta, Developer dhe Nightly.

Përditësimi i fundit i pamjes së Firefox ishte në versionin 57 të shfletuesit. Ndërsa ridizajnimi i ri Proton pritet të vijë me Firefox 89 në muajin Maj.

Ato që do të marrin një pamje të re janë kryesisht menutë e kontekstit, menuja e Firefox, shiritat e informacionit e shumë të tjera.

Tabet gjithashtu do të pësojnë ndryshime së bashku me opsionet e reja të grupimit dhe një rreshtim vertikal i tyre kur shfletuesi është në modalitetin kompakt.

Aktualisht nuk ka një mënyrë për të testuar pamjen e re të Firefox sepse po testohet vetëm brenda Mozilla. Por nëse jeni duke përdorur një version Beta, Developer apo Nightly të Firefox, është një opsion që duke e aktivizuar siguroheni se keni për ta marrë ndër të parët dizajnin e ri.

  1. Lançoni Firefox dhe shkruani në fushën e adresës about:config
  2. Kërkoni për proton.enable
  3. Konfiguroni opsionin në true
  4. Restartoni Firefox

Nuk mund të themi se kur do të kemi diçka të re por ky opsion ju jep akses të hershëm në dizajnin e ri që pritet të vijë. /PCWorld Albanian

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Huawei shet “Honorin”

S.B.

“TikTok” e “Wechat”: Si depërtojnë spyware-t në telefona?

admin

Informacioni i vjedhur nga 235 milionë llogari: Rrjetet sociale të ekspozuara ndaj sulmeve

admin

Lansimi i iPhone 12, Apple e detyruar të kthejë vendimin rreth kufjeve

admin

Hakerët rusë e koreano-veriorë tentojnë të vjedhin të dhëna të vlefshme për vaksinën anti-COVID

S.B.

Donald Trump i bashkohet rivalit të TikTok-ut kinez – publikon katër video dhe tanimë ka 11 mijë ndjekës

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...