Firmat globale të investimeve rrisin interesimin për tregun kinez

Gjigantët e investimeve globale po tregojnë besim të vazhdueshëm në Kinë, duke i cilësuar të nevojshme lëvizjet e fundit rregullatore të miratuara nga autoritetet kineze, sipas një analize të fundit të “CNN”, që i referohet “Xinhua”.

 

Në artikullin që shqyrton përgjigjet ndaj një sërë masash që Kina ka marrë për të rregulluar tregun, “CNN” zbuloi se disa nga emrat më të mëdhenj në menaxhimin e aseteve thonë se është ende një kohë e mirë për të investuar.

“Rasti për Kinën në planin afatgjatë është i paprekur”, -u citua në analizë Luca Paolini, shefi strateg për “Pictet Asset Management”, një degë e bankës private zvicerane “Pictet Group”, e cila ka 746 miliardë dollarë nën menaxhim.

“Pictet” dhe shumë nga emrat më të mëdhenj në “Wall Street”, përfshirë “Fidelity”, “Goldman Sachs” dhe “BlackRock”, gjithashtu po këshillojnë klientët e tyre që të vazhdojnë të blejnë, megjithëse me kujdes.

Related posts

Hoxha: Ligji për tokën bujqësore pritet në shtator të jetë në procedurë kuvendore

Z H

Boçvarski: Rruga e shpejtë Gradsko-Prilep po ndërtohet me shpejtësi

Z H

Rexhepi: Miratohet ligji për ndërtimet pa leje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More