Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Firmat vendore pjesë e platformës digjitale për rrjetëzim me zinxhirët global të furnizimit

Shkup, 23 qershor – Drejtoria për Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike (ZZHIT) dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (KFN) me ndihmë eksperte dhe financiare do t’u ndihmojnë firmave të vogla dhe të mesme për ta rritur konkurencën për bashkëpunim me investorët nga zonat dhe të lidhen me zinxhirët global për furnizim. Furnizuesit e vegjël dhe të mesëm nga shteti së bashku me firmat nga Shqipëria dhe Serbia do të jenë pjesë e 100-të kompanive që për fillim do të lidhen me kompani të mëdha ndërkombëtare përmes platformës digjitale.

Marrëveshja për bashkëpunim dhe partneritet ndërmjet Drejtorisë për ZZHIT dhe KFN-së, që ishte nënshkruar sot, kompanive vendore duhet t’u sigurojë pjesë më të madhe që krijohet në Zonat Zhvillimore Industriale Teknologjike.

“Në vitin 2020, gjatë pandemisë, vëllimi i përgjithshëm i aktivitetit ekonomike në zona ishte 3,4 miliard euro, në vitin 2019 kjo pjesë arrinte 3,7 miliard euro, ndërsa sipas shifrave që tani i publikuam për lëvizjet në vitin 2021, ndërsa pritje është se kjo pjesë do të jetë mbi 4 miliard euro. Qëllimi ynë si shtet është si tu sigurojmë kompanive vendore pjesëmarrje më të madhe në këtë pjesë. Atë që e kemi tani si e dhënë flet se është e pamjaftueshme dhe nuk është më shumë se dy-tre për qind në vëllimin e përgjithshëm të ekonomisë këtu në zona”, deklaroi Jovan Depsotovski, drejtori i Drejtorisë së ZZHIT-së.

Do të përgatitet, sqaroi, program që në mënyrë adekuate dhe financiare do t’u ndihmojë kompanive vendore ta ngritin nivelin e gatishmërisë teknologjike dhe të jenë konkurentë për hyrje dhe bashkëpunim me kompanitë e mëdha ndërkombëtare në suaza të zonave zhvillimore industriale teknologjike, si dhe tregjet rajonale, evropiane dhe botërore.

Bashkëpunimi me KFN-në, sqaroi Despotovski, është një hap derejt sigurimit të pjesës më të madhe të kompanive vendore. Hapi i parë është platforma ku mes tjerash edhe kompanitë vendore nga Republika e Maqedonisë së Veriut kanë mundësi të regjistrohen dhe të vlerësohen si të pranueshme nga ana e ekspertëve ndërkombëtar në lidhje me atë sa dhe ku mund të futen për bashkëpunim. Segmenti i dytë, theksoi, ëdhtë shumë i rëndësishëm dhe ka të bëjë me atë si t’u ndihmojmë dhe t’i nxisim kompanitë vendore ta përparojnë nivelin e tyre të gatishmërisë teknologjike, t’i rrisin shkathtësitë e të punësuarve dhe t’i sigurojnë të gjitha certifikatat e nevojshme dhe vërtetimet për cilësi që janë të domosdoshme të hyjnë në këtë zinxhir të vlefshëm, gjegjësisht të përfshijnë një pjesë nga ajo”, tha Despotovski.

Ari Nam, udhëheqës rajonal i KFN-së, për Evropën Qendrore dhe Juglindore, deklaroi se qëllimi është të përmirësohet konkurenca për bashkëpunim më të madh rajonal.

Magdalena Shulakova, përfaqësuese e KFN-së në shtet, tregoi se kompanitë ndërkombëtare kërkojnë mënyra si t’i integrojnë shumicën e firmave lokale në përbërje të procesit prodhues.

Njëra nga tre komponentat e programit është platforma e cila do t’i bashkojë furnitorët, nga rajoni, me kompanitë e mëdha të cilat janë të pranishme në Ballkanin Perëndimor dhe më gjërë. Ajo do të përgatitet nga muaji i ardhshëm dhe në pilot fazën në gjashtë muajt e ardhshëm do të përfshihen 100 firma furnitore nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, si dhe blerës të cilët tashmë janë të pranishëm në Ballkanin Perëndimor por edhe ato që nuk janë.

Krahas përmirësimit të shkathtësive dhe aftësive teknologjike të furnitorëve do të punohet edhe në përgatitjen e rregullores e cila do t’u ndihmojë firmave vendore dhe investitorëver të huaj të punojnë më mirë. Janë planifikuar edhe aktivitete me bankat që të mund të paguajnë produkte financiare të cilat do t’u ndihmojnë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për financim të projekteve. Mjetet për realizimin e programit i siguroi Agjencia zvicerane për zhvillim ekonomik

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...