Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Fitoi 21.5 milionë euro në loto, por humb aksidentalisht biletën në rrobalarëse

Një grua që pretendon të ketë blerë biletën fituese të jackpotit të një lotarie në Kaliforni prej 21.5 milionë euro thotë se e la atë në xhepin e pantallonave dhe e humbi atë në rrobalarëse, raportojnë mediat amerikane.

Bileta fituese u shit në një dyqan komoditeti në periferi të Los Angeles në nëntor.

Gruaja, e cila është anonime, thuhet se u kap nga kamerat e dyqanit duke blerë një biletë në atë kohë.

Por një afat i caktuar për të kërkuar çmimin kaloi të enjten.

Organizatorët e lotarisë thonë se fitorja duhet të shpengohet brenda 180 ditëve nga tërheqja, e cila u zhvillua më 14 nëntor.

Një anëtar i stafit në dyqanin në Norwalk, Esperanza Hernandez, tha për California Whittier Daily News se një grua e kishte vizituar të mërkurën duke pretenduar se ajo ishte pronarja e biletës fituese të çmimit, por që ajo e kishte humbur biletën dhe kishte frikë se kishte shkatërruar aksidentalisht atë në një rrobalarëse.

Megjithatë, rasti do të vazhdojë të hetohet dhe nëse provohet që ka ndodhur me të vërtetë ajo çfarë pretendon kjo grua, atëherë do të jetë milionerja më e re.

Postime të ngjashme

Vendi ku nuk ka rënë shi që 400 vjet

Dafina Vidishiqi

Vula 7.000-vjeçe në Izrael mund të ishte përdorur për nënshkrimin e dërgesave

Dafina Vidishiqi

Enigma të cilën mund ta zgjidhin vetëm një për qind e njerëzve

Dafina Vidishiqi

Pesë arsyet pse njerëzit qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Dafina Vidishiqi

Çfarë thonë fotografitë tuaja për juve? Platformat sociale tregojnë shumë për personalitetin tuaj

Lea Muslija

Përse efektet anësore të vaksinës nuk i ndjejnë të gjithë? Çdo gjë që duhet të dini

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...