Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Fitoi zgjedhjet në PD, Basha falënderon demokratët: Do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë

Pas fitores së thellë në garën me 3 kandidatë e tjerë, fituesi i një mandati të tretë në kryet të Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjen me një mesazh falënderimi për demokratët që e votuan dhe mbështetën në zgjedhjet e 13 qershorit.

Me një postim në Facebook, Basha thotë se do të bëjë gjithçka që “Shqipëria të fitojë”.

“Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Ajo është një shprehje e qartë e besimit në rrugën tonë drejt ndryshimit. Së bashku do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë”, shkruan Basha.

Nga mbi 41.000 demokratë që morën pjesë në votim, 32.882 prej tyre ia votëbesuan drejtimin e PD Lulzim Bashës.

I dyti më i votuari u rendit kandidati Agron Shehaj me 6.038 vota pasuar nga Edit Harxhi 991 vota dhe Fatbardh Kadilli 763 vota. Votimit të së dielës i paraprinë akuza të forta nga rivalët e zotit Basha për parregullsi të shumta.

I vetmi që doli përpara medias të komentonte këtë proces zgjedhor në PD e të ritheksonte problemet ishte Fatbardh Kadilli, i cili tha se demokratë, themelues partie, ish-deputetë, drejtues dhe figura publike nuk gjenin emrin në listë.

Dy kandidatët e tjerë Agron Shehaj dhe Edit Harxhi për momentin nuk kanë bërë asnjë koment për rezultatin e këtyre zgjedhjeve në PD, por gjatë ditës së votimit ata folën për probleme të rënda në zgjedhjet në PD, duke i cilësuar ato si një maskaradë.

Lulzim Basha si argument kryesor të betejës politike javët e fundit ka patur atë që e quan masakra elektorale e 25 prillit. Për ketë ai akuzoi direkt Edi Ramën.

Por sot një ditë pas zgjedhjeve në PD, ai njësoj si Rama po akuzohet për një tjetër masakër elektorale kësaj here brenda PD. Megjithatë zoti Basha në 13 qershor mori mandatin e tretë në krye të partisë më të madhe të opozitës në vend.

Postime të ngjashme

Shqipëria nën ndikimin e të nxehtit afrikan, ja si do jenë temperaturat në fundjavë

D V

Berisha i përgjigjet ambasadores amerikane: Asgjë s’mund të më pengoj të përmbush misionin e besuar nga zgjedhësit shqiptarë

D V

U shpall ‘Non Grata’/ Kim ultimatum Bashës: Në shtator në Parlament pa Berishën! Një parti s’mund të ‘hajë bar’ për hir të një deputeti! Të shkëputemi nga komunizmi

D V

Hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës

D V

COVID 19/ 37 raste të reja dhe asnjë humbje jete në vend

D V

TIA jep njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët që udhëtojnë drejt Italisë: Do të qëndroni në karantinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...