Fitoi zgjedhjet në Tepelenë, Sako: Do të jem në shërbim të qytetarëve

nga D. V.

Kandidati i Partisë Socialiste të Tepelenës, Gramos Sako, që fitoi zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit për kryetar bashkie, shprehu sot mirënjohjen për qytetarët.

Në një prononcim për mediet, Sako tha se “pas një fushate të shkurtër, por një fushate model, një votim në një kohë me reshje, qytetarët dolën, votuan, duke shprehur vullnetin. Tani detyrimi im kryesor është që t’i shërbej qytetarëve për punët e nisura, si dhe projektet që kemi. Mirënjohje edhe për Partinë Socialiste që e kishte përcaktuar fitoren që nga dita e parë e deri tani”, tha ai.

Sako fitoi me 3261 vota kundrejt kandidatit të propozuar nga zgjedhësit, Gabriel Guma, i cili mori 928 vota.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More