Agjencia Zhurnal.mk.

Fitore domethënëse e Kosovës U-19 ndaj Bosnje e Hercegovinës

Me një paraqitje shumë të mirë në pjesën e dytë, Kosova U-19 në hendboll ka shënuar fitoren e parë në Evropianin e Divizionit B që po mbahet në Shkup.

Të hënën pasdite, hendbollistet e reja kanë fituar ndaj Bosnjë-Hercegovinës me rezultat 30-28. Pjesa e parë i takoi hendbollisteve boshnjake, që në pushim shkuan me epërsi prej 17-14. Madje epërsia e tyre ishte edhe më e lartë gjatë 30 minutave të parë.

Por hendbollistet tona gradualisht u kthyen në lojë, gjetën ritmin dhe kaluan në epërsi në pjesën e dytë. 24:23 në të mirë të Kosovës ishte rezultati në minutën e 49-të. Në fazën finale të ndeshjes epërsia është rritur edhe në dy gola, ndërsa rezultati në fund ishte 30:28.

Pas humbjeve nga Holanda dhe Ishujt Faroe, ka pasur dyshime për këtë gjeneratë. Por me angazhimin që kishin të hënën dhe lojën që shfaqën, hendbollistet tona kanë dëshmuar që megjithatë kanë potencial. Kanë funksionuar shumë gjëra në lojën tonë dhe u dëshmua se përgatitjet e gjata të bëra nuk kanë shkuar huq.

Ishte portierja Selvije Mullakdarija që bëri dallimin në fazën përfundimtare të ndeshjes. Ajo ndali plot 15 goditje të kundërshtarit, prej 28 sa shkuan në drejtim të portës. Mullakadrija u shpall lojtarja më e mirë e ndeshjes. Kontribut dha edhe portierja tjetër, Venera Kafexholli.

Mendolina Fetaj, që për herë të parë po luan për Kosovën, kishte po ashtu një ndeshje të madhe. Ajo shënoi 8 gola nga 11 tentime. Efikasitet të lartë kishte edhe Diellza Istrefi me 6 gola nga 7 tentime. Natalija Milatoviq i realizoi 5 gola, ndërsa nga 4 i shtuan Elisa Mulaj e Adelina Berisha. Lojtarja e së ardhmes, Ornela Haxhiu shtoi 3 gola, por kontribut kanë dhënë edhe të gjitha lojtaret tjera.

Pas momentit të vështirë në dy ndeshjet e para, kjo fitore pritet të ketë vlerë të shumëfishtë për Kosovën U19. Tani skuadra jonë i ka dy ditë të lira, ndërsa të enjten është ndeshja me Maqedoninë e Veriut. Paraqitja me Bosnjë-Hercegovinën jep shpresë për lojë të mirë edhe me nikoqiret.

Related posts

Akil Gjakovës nuk i caktohet masa e paraburgimit

Xh M

Gjigantët evropianë ndjekin Paulo Dybalan

D V

FA Cup konfirmon dy ndryshime të mëdha nga sezoni i ardhshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy