Fitore e Pejës kundër RC Cola Dritës, gjilanasit ende pa fitore

Peja ka shënuar fitore ndaj RC Cola Dritës me rezultat 81:91 (10:20, 23:26, 23:22, 25:23), në kuadër të javës së gjashtë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

 

Skuadra pejane e nisi ndeshjen më mirë, duke qenë bindshëm më e mirë në periudhën e parë, ku këtë pjesë e fitoi 10:20.

Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, ku gjilanasit ngushtuan shifrat në 29:33, por më pas sërish shkëputen pejanët dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 33:46.

Lojë e ngjashme u zhvillua në periodën e tretë, ku sërish skuadra nga Gjilani afroi shifrat në 52:56, por verdhezinjtë sërish u shkëputen dhe rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 56:68.

Highlights i ndeshjes RC Cola Drita-Peja

Highlights i ndeshjes RC Cola Drita-Peja

Posted by Kosovo Basketball Federation on Thursday, October 14, 2021

Pejanët kontrolluan lojën në 10 minutat e fundit, duke fituar me rezultat 81:91.

Peja ka pesë fitore dhe një humbje, kurse gjilanasit gjashtë humbje në gjashtë ndeshje.

Related posts

Mosmarrëveshje për borxhin: Alves dhe Sao Paulo i ndajnë rrugët – Barcelona e mendon rikthimin e mbrojtësit

D V

Koeman: Messi ishte si një tiran edhe në stërvitje, i gjithë qyteti u shokua me largimin e tij

D V

Abrashi lëndohet përsëri, do t’i mungojë Shqipërisë në ndeshjet e tetorit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More