Fitore me përmbysje të madhe në “Enver Idrizi”, Çairi mposhti Metalurgun

nga Xh M

Hendbollistet e Çairit, me përmbysje në pjesën e dytë, arriti fitore ndaj Metalurg nga Autokomanda, duke triumfuar me rezultat 32:30, në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës play-off në Ligën e parë të femrave.

Çair e siguroi fitoren me lojë të shkëlqyer në dhjetë minutat e fundit. Ndonëse humbnin 26:24, ata kaluan në ecuri 5:0 dhe shënuan pikë të rëndësishme në play-offin e titullit.

Mysafirët në pjesën e parë ishin më së shumti në epërsi, disa herë pritën me tri pikë, por edhe vendësit patën momentet e tyre në pjesën e parë, para së gjithash nga lojërat e mira të Gulicoska dhe Çavar.

Metalurgu shkoi në pjesën e parë me epërsi minimale 17:16 dhe rezultati u barazua tetë here, në 30 minutat e para.

Mysafiret e hapën më mirë pjesën e dytë duke pasur dy herë epërsi plus katër (22:18, 23:19), por skuadra nikoqire në minutën e 40-të e zvogëloi në minus një me golin e Gjorgjievskës, 23:22.

Që nga ai moment gjithçka ishte në lojë dhe pas avantazhit të Metalurg Avtokomandës prej 26:24, Çairi fillimisht barazoi rezultatin në 26:26, më pas shënoi edhe tri herë për 29:26. Skuadra e Damçevskës shkurtoi rezultatin në 31:30 në një minutë të mbetur dhe Velichkovska i mbylli shpresat e mysafirëve me golin e tretë, duke lejuar që të nisin festimet në stolin vendas.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More